Ministria e Brendshme e Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë me dokumente udhëtimi apo letërnjoftime të cilat paraprakisht i kanë paraqitur si të humbura apo të vjedhura, sepse janë jovalide dhe do të merren, ndërkaq qytetarëve nuk u lejohet vazhdimi i udhëtimit në vendin ku janë përdorur. Në kumtesë theksojnë se gjatë sezonit […]
Në kumtesë theksojnë se gjatë sezonit veror turistik është shpeshtuar dukuria në vendkalimet kufitare në Evropë që qytetarë tanë të shfrytëzojnë dokumente udhëtimi të cilat paraprakisht i kanë paraqitur si të humbura apo të vjedhura, ndërkaq pasiqë i gjejnë, tentojnë të udhëtojnë me të njëjtat, pa e paraqitur më pas gjetjen në shërbimet kompetente të MPB-së ku janë lëshaur dokumentet.
“Duke pasur parasysh faktin se të gjitha dokumentet e udhëtimit dhe ato personale të cilat janë paraqitur si të humbura apo të vjedhura, paraqesin dokumente jovalide dhe të njejtat futen në bazat e INTERPOL-it, me ç’rast përdorimi i këtyre dokumenteve para organeve kompetente policore çdokund në botë, të njëjtat do të merren dhe qytetarëve nuk u lejohet vazhdiomi i udhëtimit në vendin ku janë përdorur”, sqarojnë nga MPB.
Shtojnë se me qëllim të evitimit të shpenzimeve plotësuese financiare për qytetarët për nxjerrje të dokumentit të udhëtimit në ambasadat e R. të Maqedonisë, aranzhmaneve të dështuara turistike dhe të ngjashme, bëjnë thirrje që qytetarët, të cilët paraprakisht i kanë paraqitur dokumentet e tyre të udhëtimit apo letërnjoftimet si të humbura apo të vjedhura, në rast të gjetjes së tyre detyrimisht ta paraqesin të njejtin në shërbimet kompetente të MPB-së ku janë lëshuar dokumentet, shkruan TV21.












