Mimoza Kusari kritikon ashpër Labinot Tahirin: Është banalizim…

Deputetja e LAA’së Mimoza Kusari Lila, ka komentuar deklaratën e kolegut të saj deputet nga po i njëjti koalicion, Labinot Tahiri, i cili ka thënë se do ta votojë edhe për kryetar Kuvendi kushdo që është shqiptar. Për Mimoza Kusari-Lilën, ky është një thjeshtësim i banalizuar sepse sipas saj, nuk duhet të votohet në bazë […]
Deputetja e LAA’së Mimoza Kusari Lila, ka komentuar deklaratën e kolegut të saj deputet nga po i njëjti koalicion, Labinot Tahiri, i cili ka thënë se do ta votojë edhe për kryetar Kuvendi kushdo që është shqiptar.
Për Mimoza Kusari-Lilën, ky është një thjeshtësim i banalizuar sepse sipas saj, nuk duhet të votohet në bazë të etnisë, por në bazë të parimeve dhe programeve, shkruan Periskopi.
“Mendoj se është një thjeshtësim i banalizuar për arsye se nuk po votojmë në bazë të etnisë porn ë bazë të parimeve dhe në bazë të programit dhe gjithashtu në bazë të një përvoje jot ë mirë që Kosova e ka pasur në kohën e kaluar”, tha ajo.
“Gjithashtu një fakt që nuk duhet anashkaluar është fakti se vetë zoti Veseli si ish kryetar i Kuvendit dhe subjekti i tij kanë bërë gjithcka që është e mundur që të ndodhë shkarkimi i Qeverisë në mënyrë që ata t’i ndërrojnë postet”, thotë Kusari Lila./Periskopi/












