Milaim Zeka paralajmëron PDK: Nisma mund të dalë me propozim të vetin për kryetar Kuvendi

Deputeti i zgjedhur nga radhët e koalicionit PAN, Milaim Zeka thotë se koalicioni mes LAA’së dhe Vetëvendosjes mund të lidhet më 2 gusht, një ditë para se të bahet seanca konstituive e Kuvendit, transmeton Periskopi. Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Milaim Zeka paralajmëroi se zhvillimet politike mund të marrin kahje tjetër, nëse arrihet […]
Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Milaim Zeka paralajmëroi se zhvillimet politike mund të marrin kahje tjetër, nëse arrihet kjo marrëveshje mes LAA’së e Vetëvendosjes.
Ai lë të hapur mundësinë që Nisma të dalë një propozim të vetin për kryetar të Parlamentit, pasi thotë se ky post i takon koalicionit PAN, jo specifikisht Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Periskopi.
Lexoni të plotë shkrimin e tij:
Me daten 2 gusht munde te lidhet koalicioni LAN-VV
Pacolli eshte takuar sot me kryetarin e Levizjes VV, jo per “kafe” qysh deklaroi ai. Sa per kafe ma mire ishte taku me mu.
Qellimi i takimit ka qene arriteja e koalicionit ne mes VV dhe Akr, duke perfshire edhe LDK ne. Kjo marreveshje, gojarisht, eshte arritur, me shkrim do te behet me daten 2 gusht.
Pacolli ka garantuar kreret e VV se Isa Mustafa, do te pranoje kete oferte.
E gjithe kjo flet per nje krize te thelle nga te dyja anet. Po te ishin punet ne terezi ne kampin kundershtar te Ramush Haradinajte, takimi Pacolli-Ymeri, s ‘ kishte pse me ndodhe. Po te ishin punet ne teeezi ne çadrate e Isa Mustafes, s’kishte pse te pihej kjo kafe, s’do duhej qe Mimoza Kusari ta kritikonte Labinot Tahirin, i cili pas kesaj kritike lajmeroje “per dhimbeje veshkesh”, asnuk do kishte nevoje te norvozohej ish kryeministri me meshkujte dhe nuset e partise se tije!
Nese krijohet kjo marrevesheje me 2 gusht, zhvillimet politike do te marrin kahje tjera politike.
Ka mundesi qe edhe NISMA te dale me nje propozim te vetin per Kryetar te Parlamentit, pasiqe ky post i takon PAN-it, po jo PDK-se.












