Milaim Zeka ka disa fjalë për rastin e rapsodit kosovar që vrau vajzën dhe veten

Deputeti i zgjedhur Milaim Zeka, ka shkruar për rastin e rapsodit Sami Veseli, i cili vrau vajzën dhe veten. Zeka shkruan: Vetevrasja e Sami Veselit, dhe vrasja e vajzes ne Gjermani Sami Veseli ka qene nje burr teper i mire. Shume i edukuar, konzervativ, dhe teper tradicional. Si te gjithe ne, qe çdo dite kemi […]
Deputeti i zgjedhur Milaim Zeka, ka shkruar për rastin e rapsodit Sami Veseli, i cili vrau vajzën dhe veten.
Zeka shkruan:
Vetevrasja e Sami Veselit, dhe vrasja e vajzes ne Gjermani
Sami Veseli ka qene nje burr teper i mire. Shume i edukuar, konzervativ, dhe teper tradicional.
Si te gjithe ne, qe çdo dite kemi debate te nxeheta me gra, me burra, me vellezer, me motra, me miqe e jarana, edhe ai kishte mospajtime me gruane e tije. Ne nje moment te caktuar, kur njeriut i iken mendeja, ai vendosi ta vrase gruan dhe vajzen.
Duke e kuptuar gabimin e rende qe kishte bere, vendosi ta vriste edhe veten. Ma shume se vrasja e tije, po vrasin komentet e njerezeve te pashpirte neper rrejetet sociale, duke e gjykuar veprimin e tije, dhe duke pergojuar e paragjykuar femijet tane neper vendet perendimore. Vetem atyre qe kurr nuk ju ka punuar truri, dhe as qe ju punon, munde te perzihen ne perzgjedhjen e marteses te dikujte tjeter, pa qofte edhe te femiut te vete. Nuk edukohet femiu me dhune, as me ketcenim, po me perkujdesje edashuri. Nuk edukohet femiu duke luajtur zhol, domino e bigjoz neper klube deri ne pese te mengjesit, pastaj duke ardhur me shishen e rakise ne shtepi, duke e rrahur e maltretuar gruane para syve te femijeve, sepse ne perendim ka shtet, dhe ai shtet te mbrone edhe nga famileja. Te ne, ne vend te shtetit, duhet me te mbrojte akrabaja, prandaj jemi ketu ku jemi!!!
Deshem apo nuk deshem me e pranu, truri i nje pjese dermuese te ne shqiptareve, kalon pertej maleve te Tarabored, ne Afganistan!
Prandaj kam kerkuar qe qeveria e Kosoves, me investu ne çerdhe, dhe edukim! Me hape edhe çerdhe per te rritur, pse jo?!!!












