Milaim Zeka flet për Pacollin: Politika e Ballkanit nuk bëhet as në Afganistan

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka në emisionin “Dialog Plus” në RTV Dukagjini ka theksuar se politika që bëhet në Ballkan, nuk e gjen as në Afganistan. “Këtu kemi të bëjmë me një amoralitet dhe pafytyrësi të madhe. Dhe ata të partive që po vijnë në emisione, po duan ta rrisin të gjitha partitë […]
“Këtu kemi të bëjmë me një amoralitet dhe pafytyrësi të madhe. Dhe ata të partive që po vijnë në emisione, po duan ta rrisin të gjitha partitë politike”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, Behgjet Pacolli po mundohet që ta rris pazarin politik.
“Behgjet Pacolli e AKR po mundohen që t’ia rrisin pazarin vetit. Ngjajshëm po vepron edhe Mimoza Kusari- Lila”, tha ai.












