Meta tregon takimin me Nishanin: Ja shqetësimi që më rrëfeu ish Presidenti

Presidenti Ilir Meta ka rrëfyer takimin që zhvilloi me paraardhësin Bujar Nishani në Presidencë, para fjalimit të tij. Meta tha në emisionin “Top Story”, se Nishani i ka shprehur një shqetësim, atë të largimit të intelektualëve nga vendi. “Është problem, duhet ndaluar”, u shpreh Meta. “Por, ne duhet të japim më shumë besim për fëmijët, intelektualët, […]
Presidenti Ilir Meta ka rrëfyer takimin që zhvilloi me paraardhësin Bujar Nishani në Presidencë, para fjalimit të tij.
Meta tha në emisionin “Top Story”, se Nishani i ka shprehur një shqetësim, atë të largimit të intelektualëve nga vendi.
“Është problem, duhet ndaluar”, u shpreh Meta.
“Por, ne duhet të japim më shumë besim për fëmijët, intelektualët, forcat më progresive, kjo kërkon një frymë bashkëpunimi. Do ti shërbej kësaj fryme”, vijoi kreu i shtetit.












