Mësohet sa deputetë u regjistruan sot

Mësohet sa deputetë u regjistruan sot

Rreth 50 deputetë të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës janë regjistruar në ditën e parë, pak ditë para seancës konstituive, e caktuar më 3 gusht. Për ta kryer këtë obligim kushtetues, i pranishëm ishte edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili për dallim prej herëve tjera, sot ishte […]

Rreth 50 deputetë të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës janë regjistruar në ditën e parë, pak ditë para seancës konstituive, e caktuar më 3 gusht.

Për ta kryer këtë obligim kushtetues, i pranishëm ishte edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili për dallim prej herëve tjera, sot ishte më konfuz nëse i kanë numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe themelimin e qeverisë.

I mandatuari për kryeministër nga koalicionin PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj beson se me 3 gusht do të bëhet konsistuimi i Kuvendit, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë.

Por, edhe pas insistimit nëse koalicioni PAN i ka numrat, Haradinaj me ironi është përgjigjur, kinse s’po e kupton pyetjen. Por, i sigurt në zgjedhjen e Kadri Veselit kryetar të Kuvendit, është anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, edhe pse thotë se ende s’e kanë caktuar zyrtarisht kandidaturën e tij, porse i takon posti i kryetarit.

Por, qëndrime krejt të kundërta kanë deputetët e koalicionit LAA dhe Vetëvendosjes. Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli thotë se nuk do ta tradhtojë partnerin e koalicionit,  LDK-në,  dhe veprimet në seancën e 3 gushtit do të jenë konform marrëveshjes që ka me këtë subjekt.

Kreu i AKR-së beson se edhe deputetët e tjerë të partisë së tij, do të votojnë sipas përgjegjësive.

Deputeti i koalicionit LAA, Ilir Deda u shpreh i bindur se koalicioni PAN nuk i ka numrat për zgjedhjen e Kadri Veselit kryetar Kuvendi, e as formimin e Qeverisë, pasi asnjë deputet i koalicionit LAA nuk do të votojë për asnjërin.Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, i cili do të jetë për herë të tretë në Kuvendin e Kosovës, akuzoi zyrën e presidentit për vonesën e thirrjes së seancës. Derisa, u shpreh se janë të gatshëm të udhëheqin institucionet.

I pyetur nëse janë të gatshëm të lëshojnë pe për postin e kryeministrit nëse bëjnë koalicion me koalicionin LAA, nëse koalicioni PAN dështon ta themelojë Qeverinë, Selimi tha se me LDK-në po diskutojnë për programet dhe ende nuk kanë ardhur në fazën e posteve.

Regjistrimi i deputetëve të legjislaturës së gjashtë do të bëhet edhe nesër dhe pasnesër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?