Mesazhi prekës i Obamas për senatorin McCain

Ish-presidenti i SHBA’së, Barack Obama i ka dërguar një mesazh përkrahës senatorit John McCain pas njoftimit të klinikës May Clinic Hospital se ish kandidatit për president John McCain’it i është gjetur një tumor në tru. Klinika bëri të ditur se McCain është diagnostifikuar me glioblastoma, prej të cilit diagnostifikohen rreth 20 mijë amerikanë çdo vit. […]
Ish-presidenti i SHBA’së, Barack Obama i ka dërguar një mesazh përkrahës senatorit John McCain pas njoftimit të klinikës May Clinic Hospital se ish kandidatit për president John McCain’it i është gjetur një tumor në tru.
Klinika bëri të ditur se McCain është diagnostifikuar me glioblastoma, prej të cilit diagnostifikohen rreth 20 mijë amerikanë çdo vit.
McCain është senator republikan nga Arizona, si dhe gjithashtu veteran i luftës së Vietnamit.
Barack Obama në një mesazh të tij ka shkruar se McCain është njëri prej luftëtarëve më të guximshëm që e ka takuar ndonjëherë.
“John McCain është hero amerikan dhe njëri prej luftëtarëve më të guximshëm që kam njohur ndonjëherë. Kanceri ende nuk e di se me kë do të përballet. Tregoja ferrin, John”, ka thënë Obama. /Periskopi/












