Mërgimtarët të lodhur nga pritjet në Merdarë (Video)

.
Vet mërgimtarët, veturat e të cilave ka kohë që po presin në pikën kufitare të Merdarës janë shprehur të pakënaqur me pritjet kaq të gjata sidomos në temperaturat e larta.
Se pritjet janë të gjata e të lodhshme, e pothuajse të padurueshme në këto temperature e thotë edhe mërgimtari Izet Vakaj I cili për herë të parë po e viziton Kosovën nëpër pik kalimin e Merdares.
Edhe vete rreshteri, Fatmir Januzi pranon qe sot gjatë ditës kolonat kanë qenë më të gjata.
Megjithatë, Januzi thotë qe kolona dhe fluks te tille te mërgimtarëve ka me pak ne krahasim me vitet paraprake.
Polica e Kosovës ka bërë apel gjatë ditës që mërgimtarët të shfrytëzojnë edhe pika të tjera kufitare në mënyrë që ti shmangen pritjeve.












