Memli Krasniqi: Nuk do të ketë mandatar të dytë e as ndarje të ‘burrave’ të PAN-it

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë mandatar të dytë e as ndarje të ‘burrave’ të PAN-it

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të formohet qeveria e re nga koalicioni PAN. Sipas tij ka një vullnet të mire,  jo vetëm brenda koalicionit fitues por edhe jashtë tij për një qeveri efikase e cila do të qartësohet kësaj jave, transmeton Kosova Post. Në një intervistë […]

Në një intervistë për Kosova Post, Krasniqi ka thënë se nuk do të ketë mandatar të dytë sepse Haradinaj do të formojë qeverinë e koalicionit PAN dhe do të jetë kryeministër i vendit shumë shpejtë.

Mes tjerash nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka hedhur poshtë çdo mundësi të ndarjes së ‘burrave’ të PAN-it mes vete.

Kosova Post: Zotëri Krasniqi cila janë të rejat e fundit sa i përket formimit të qeverisë?

Memli Krasniqi: Tash ka filluar të rrjedh afati për konstituimin e Kuvendit, brenda këtij afati, por jo pjesën e fundit të 30 ditëshit ne do të mbajmë seancë konstituive dhe pa humbur kohë do ta mbajmë edhe seancën për votimin e qeverisë. Ka një vullnet të mire jo vetëm brenda koalicionit PAN, por edhe jashtë radhës së koalicionit fitues për ta pasur një qeveri efikase të udhëhequr nga zoti Haradinaj, për çka besoj se do të qartësohet brenda kësaj jave.

Kosova Post: A do të thotë kjo që ketë fund javë qeveria do të jetë gati?

Memli Krasniqi: Jo kjo është çështje e procedurave, do të thotë mbajtja e seances së Kuvendit parashihet me rregulloren e punës së kuvendit, janë disa procedura të takimeve, që duhen të mbahen. Ky është një proces që sipas legjislacionit në fuqi udhëhiqet nga kryetari Kadri Veseli, besoj që gjatë ditëve në vijim do të ketë hapa konkret, pastaj do të definohet data e mbajtjes së seancës konstituive, pas së cilës besoj pa humbur kohë do të mbahet edhe seancë për formimin e qeverisë.

Kosova Post: A i ka numrat koalicioni PAN?

Memli Krasniqi: Absolutisht Po. Kjo është një çështje që nuk është temë që një periudhë të caktuar kohore. Por ne besojmë që në kuptimin e një korrektësie politike mund të ketë edhe në takime tjera për të shprehur dhe dëgjuar opinionet e të tjerëve, por që çështja e numrave nuk është tema.

Kosova Post: LDK i ka bërë me dije Haradinajt se nuk hynë në koalicion derisa PDKështë pjesë e PAN-it. Cila është përgjigja juaj në ketë rast çka do i kishit thënë ish-partnerit tuaj të dikurshëm qeverisës?

Memli Krasniqi: Këto janë çështje të cilat nuk meritojnë kurrfarë trajtimi serioz, sepse partia e cila është e treta në zgjedhje nuk i vjen radha as për të diskutuar për këto punë. Mandatar të dytë nuk do të ketë. Mandatari, Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës në qeverinë që do të konfirmohet në ditët në vijim.

Kosova Post: A ka rrezik që do të ndahen ‘Burrat‘ e PAN-it?

Memli Krasniqi: Jo. Nuk ka asnjë rrezik sa i përket kësaj çështje. Nuk do të ketë ndarje në mes të partnerëve të koalicionit PAN.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?