Mbytet në lumin e Gjadrit një 9 vjeçar

Policia bën me dije se mesditën në lumin e Gjadrit është mbytur një fëmijë. Nga informacionet paraprake mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij M. M, 42 vjeçe, e cila ka hyrë në lum për të shpëtuar të birin. Mësohet se 9-vjeçari F. M, 9 vjeç, nga fshati Naraç, ka rrëshqitur […]
Policia bën me dije se mesditën në lumin e Gjadrit është mbytur një fëmijë.
Nga informacionet paraprake mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij M. M, 42 vjeçe, e cila ka hyrë në lum për të shpëtuar të birin.
Mësohet se 9-vjeçari F. M, 9 vjeç, nga fshati Naraç, ka rrëshqitur dhe ka rënë në lum, duke u mbytur.
Policia bën me dije se M. M. është jashtë rreziku për jetën dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.












