“Mbuloni të pasmet”, gjithë kjo zhurmë do t’ju lërë pa fjalë …

“Mbuloni të pasmet”, gjithë kjo zhurmë do t’ju lërë pa fjalë …

Një ‘stuhi’ shpërtheu para disa kohësh në mediat sociale, pasi dy vajza u ndaluan që të hipin në një avion të kompanisë United Airlines në SHBA, sepse kishin veshur streçe. Sipas BBC, vajzat po fluturonin si të ftuara të të punësuarve, prandaj i nënshtrohen kodit të veshjes. Ishte pikërisht shprehja, ajo që shkaktoi një valë […]

Sipas BBC, vajzat po fluturonin si të ftuara të të punësuarve, prandaj i nënshtrohen kodit të veshjes. Ishte pikërisht shprehja, ajo që shkaktoi një valë protestash, që i lanë të gjithë pa fjalë.

Por nuk është hera e parë që streçet kanë shkaktuar kaq shumë debat në SHBA.

Për disa, kjo është një veshje e rehatshme, një alternativë ndaj xhinseve.

Për të tjerë, materialet që ekspozojnë dukshëm format, janë të ekzagjeruara, madje të turpshme.

Tetorin e shkuar, një burrë i shkroi gazetës lokale në Rhode Island të SHBA, duke kërkuar që femrat mbi 20 vjeç të mos veshin streçe.

Sipas tij, ato janë shqetësuese për meshkujt.

Kjo provokoi një protestë.

Qindra femra dolën në rrugë me streçe.

Organizatorët thanë se njerëzit nuk kanë pse u tregojnë të tjerëve se çfarë të veshin.

United Airlines ka deklaruar se pasagjerët lejohen të veshin streçe, por jo të ftuarit dhe stafi.

Shkolla të ndryshme në SHBA kanë debatuar në lidhje me politikat e tyre për streçet.

Një shkollë në Ohajo u detyrua që të lejojë veshjen e streçeve, pasi e kishte ndaluar më parë.

Shkolla u kritikua për qëndrime seksiste.

Një universitet në Masaçusets planifikoi protesta, pasi shkolla u kishte ndaluar veshjen e streçeve dhe rrobave të ngjashme në shkollë.

Megjithatë shkolla nuk u tërhoq.

Sipas tyre, qëllimi është që të përgatisin studentë për botën e punës.

“Pjesë e kuadrit të punës në shkollën tonë është përgatitja për terrenin e punës dhe këto veshje nuk janë të përshtatshme,” tha shkolla.

Për më tepër, disa streçe janë edhe të tejdukshme.

Në vitin 2013, kompania Lululemnon vendosi të tërheqë shumë streçe nga tregu me pretendimin se janë shumë të tejdukshme.

Për t’i shtuar ‘zjarr’ debatit, themeluesi i kompanisë tha se streçet e tyre nuk janë bërë për të gjitha llojet e trupave të femrave./BBC/

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya