Mblidhet LDK-ja, me kërkesë të Isa Mustafës

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur në një takim ku po merr pjesë kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa si dhe shumë nga deputetët e zgjedhur të kësaj partie, njofton Klan Kosova. Ky takim po mbahet një ditë pas zhvillimeve politike ku akterët e koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa ose ndryshe i njohur si koalicioni […]
Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur në një takim ku po merr pjesë kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa si dhe shumë nga deputetët e zgjedhur të kësaj partie, njofton Klan Kosova.
Ky takim po mbahet një ditë pas zhvillimeve politike ku akterët e koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa ose ndryshe i njohur si koalicioni LAA kishin takim me njerëzit e koalicionit PDK, AAK dhe Nisma ose i njohur si koalicioni PAN.
Poashtu për sot nga AKR është paralajmëruar se do të ketë një takim të koalicionit LAA.












