Mbi 130 mijë dokumente identifikimi u prodhuan gjatë katër muajve në Kosovë

Mbi 130 mijë dokumente identifikimi u prodhuan gjatë katër muajve në Kosovë

Kompetenca për lëshimin e pasaportave dhe letërnjoftimeve biometrike i përket dikasterit qeveritar i cili udhëhiqet nga  ministri në detyrë, Skender Hyseni.  Këto dokumente identifikimi  u lëshohen qytetarëve të Kosovës me qëllim që të mund të udhëtojnë jashtë vendit. Në një përgjigje për ‘Indeksonline’, Ministria e Punës së Brendshme ka treguar se afër 4 mujorit të fundit është […]

Në një përgjigje për ‘Indeksonline’, Ministria e Punës së Brendshme ka treguar se afër 4 mujorit të fundit është një numër tejët i madh që kanë aplikuar për këto dokumente identifikimi e që numri i tyre është gjithsejt 131 mijë e 456.

Duke u nisur nga dokumenti, i cili është prodhuar më së shumti në këtë periudhë të kohës, siç është letërnjoftimi biometrik, atëherë theksojmë se numri  për të është mbi 60 mijë dokumente të prodhuara.

“Numri i letërnjoftimeve të prodhuara prej 01.04.2017 deri me 18.07.2017 është 66227”, thuhet në përgjgjen e MPB-së.

Pastaj fluksi i prodhimeve të këtyre dokumenteve vjen në radhë pasaporta biometrike për të cilën edhe për këtë qytetarët kanë interesim të vazhdueshëm.

“Numri i pasaportave te prodhuara prej 01.04.2017 deri me 18.07.2017  eshte  47183”, thuhet më tej në përgjigjen e MPB-së.

Në radhë vjen dokumenti tjetër identifikues që është patentë shoferi. E, numri i patente shoferëve të prodhuara prej 01.04.2017 deri me 18.07.2017  është  18046.

Më tej ky dikaster qeveritar ka treguar se të gjithë ata qytetarë që posedojnë letërnjoftim biometrik mund që të kalojn kufirin nga Kosova, për në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni.

Madje,  janë disa persona të cilët lirohen nga pagesa siç parashihet edhe me ligjin.Nr.108/2016.

“Sipas ligjit përkatës në fuqi, lirohen nga pagesat me rastin e pajisjes me Pasaporte personat me aftësi te kufizuar të kategorizuara, invalidët e luftës, veteranët, pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarët e dëshmorëve lirohen nga pagesat.

Ndërsa  pagesa për pasaportë për persona mbi 18 vjet është – 30 euro.  Pagesa për pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare është – 20 euro.  Pagesa për pasaportë për pensionistet – 15 euro”, thuhet në këtë vendim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?