Matoshi: Edhe deputetë të tjerë do ta votojnë PAN-in, jo vetëm ata me të cilët ka marrëveshje

Anëtari i AAK-së, Halil Matoshi ka thënë se vendimi i një deputeti për t’ia dhënë votën dikujt për formimin e qeverisë, është në ndërgjegjen e tij personale, e jo kolektive. Një gjë e tillë nuk ekziston’, ka thënë Matoshi në ‘Debat’ të RTK-së, shkruan Periskopi. Ai është shprehur i bindur se edhe deputetë të tjerë […]
Një gjë e tillë nuk ekziston’, ka thënë Matoshi në ‘Debat’ të RTK-së, shkruan Periskopi.
Ai është shprehur i bindur se edhe deputetë të tjerë do ta votojnë PAN-in, jo vetëm ata me të cilët është arritur marrëveshja.
‘Askush mos të dëshpërohet sepse qeveria Haradinaj do të krijohet më 3 qershor’, ka thënë Halil Matoshi.
Ndërsa, Fatmire Mulhaxha- Kollqaku nga Vetëvendosje ka thënë se një gjë e tillë nuk është e denjë, pasi siç thotë ajo përderisa një deputet garon me një subjet politik, edhe duhet t’i përshtatet politikave të tyre.
Ajo ka thënë se PAN i ka të sigurta vetëm 39 vota./Periskopi/












