Masat e BE’së për ndalimin e migrantëve të pamjaftueshme

Kohët e fundit, Bashkimi Evropian ka nisur një sërë masash që synojnë ndalimin ose të paktën ngadalësimin e rrjedhës së emigrantëve në të gjithë Detin e Mesdheut, duke përfshirë ndalimin e eksportit të anijeve të gomës në vendin afrikan të Libisë. Sipas një kërkuesi norvegjez, megjithë këto masa të ndërrmara nga BE-ja janë shumë të […]
Sipas studiuesit nga Instituti norvegjez për Çështjet Ndërkombëtare Morten Bøås, duhet angazhim më i madh sesa ndalimi i eksportit të anijeve të gomës, më konkretisht sipas tij duhet një forcim më i madh i Gardës Bregdetare të Libisë për të ndaluar kontrabandistët të cilët veprojnë në Detin Mesdhe.
Fillimisht, kjo nuk ka të bëjë vetëm me kontrabandistët e qenieve njerëzore libianë. Përveç kësaj, ekziston një kombinim i larmishëm që variojnë nga etiopianët, eritreasit deri te mafia italiane dhe bandat ndërkombëtare, tha Bøås.
Sipas këtij studiuesit, edhe nëse disa nga këto rrjete kontrbandiste do të ndaleshin, gjithmonë do të shfaqeshin kërkesa të reja për udhëtime ilegale përmes Detit Mesdhe dhe kjo do të rezultonte me një intensitet më të lartë se kjo e sotmja.
Ndalimi i rrjedhës së emigrantëve të cilët qarkullojnë nëpërmjet Libisë kërkon një operacion të gjerë ushtarak dhe humanitar, tha Bøås.
“Unë besoj se shumë vende ende shpresojnë që ta rrisin një lider dhe ta bëjnë të fortë, diçka të ngjashëm me atë që kishte Libia gjatë sundimit të Gaddafit”, tha Morten Bøås.
??fully committed #MigrantCrisis@guardiacostiera rescued yesterday 4.1K ppl in front of #Libya
25K in June
85K last 6 months#WithRefugees pic.twitter.com/b5En5rtv97— Italy UN New York (@ItalyUN_NY) July 13, 2017
Që nga linçimi i Muammar Gaddafit nga Perëndimi, Libia është bërë një shtet i dështuar, i mbushur me armë që vijnë nga grupe të ndryshme, dhe thuhet se është një strehë e sigurt për terroristët, përfshirë Daesh (ISIS / ISIL).
Sipas Bøås, ka të paktën dy ose tre qeveri në Libi, në varësi të cilët ju kërkoni – përveç një numri të grupeve të armatosura dhe milicive, gjë që e bën këtë shtet një vend të përkryer për kontrabandistët që të veprojnë.
Bøås, argumentoi se asnjë autoritet evropian nuk është në gjendje ta ndalë këtë valë kontrabandimesh me njerëz, dhe madje edhe nëse dikush arrin të ndalonte fluksin nga Libia, gjithmonë do të shfaqen rrugët e reja alternative.
Këtë vit, më shumë se 85,000 migrues, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane, kanë bërë përpjekje që përmes detit të bëjnë kalimin e rrezikshëm.
Të paktën 2,000 u mbytën gjatë udhëtimit me anije të dobëta. Në 2016, më shumë se 5,000 njerëz u mbytën në Detin Mesdhe në një përpjekje për të arritur në Evropë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM)./Periskopi/












