Maqedonia, një ndër vendet me ajrin më të ndotur në rajonin e Evropës Lindore

Maqedonia rënditet si një ndër vendet me ajrin më të ndotur në rajonin e Evropës Lindore. Këtë e shkruan revista prestigjoze “The Economist”. Por, sipas zërave të shoqatave jo qeveritare, ku edhe e kanë nxjerrë, poashtu këtë rezultat, sipas analizave në bashkëpunim me organizatat e huaja. Gjasat janë që shteti duhet të ndajë nga buxheti […]
Maqedonia rënditet si një ndër vendet me ajrin më të ndotur në rajonin e Evropës Lindore. Këtë e shkruan revista prestigjoze “The Economist”. Por, sipas zërave të shoqatave jo qeveritare, ku edhe e kanë nxjerrë, poashtu këtë rezultat, sipas analizave në bashkëpunim me organizatat e huaja. Gjasat janë që shteti duhet të ndajë nga buxheti një shumë të madhe, për të mbrojtur ambientin jetësor, shkruan Almakos.
Për këtë, Arianit Xhaferi, nga organizata “Ekoguerilla”, thotë për Almakos, se tashmë Banka Botërore ka dhënë shumën totale, se sa i kushton Maqedonisë, për të investuar në mbrojtjen e ambientit dhe mbrojtjen e qytetarëve nga ajri i papastër.
“Si fillim, ndotja e ajrit Maqedonisë i kushton 253 milion euro, në vit dhe këto janë të dhënat e Bankës Botërore. Vdekshmëria është shumë e lartë nga ndotja, domethënë jemi kampion të Evropës, sa i përket vdekshmërisë nga ndotja, por është brengosëse se ekonomia po dëmtohet tepër. Prodhimet bio, prodhohen në gjithë botën, tek ne nuk ekzistojnë, përshkak se fshatrat tona, kanë tokë të ndotur dhe ajër të ndotur. Dhe shumica e produkteve të tyre përfundojnë në mbeturina, përpara se të fillojnë në treg. Ne kemi patur rastin të dëgjojmë për një tregëtar, i cili i transportonte pemë, në Itali, por që ia kanë refuzuar shkaku i përmbajtjes së metaleve në to, në këto produkte, pra ia kanë kthyer nga Italia produktet që i konsideronte si bio. Sigurisht, ekonomia e Maqedonisë ka shumë humbje dhe sidomos ekonomia agrare, kur kemi parasysh fushën e Pollogut, Tetovën, që ka ushqyer gjithë Ish Jugosllavinë me produkte buqësore, sot mollët i blejmë nga Greqia, patatet nga Kroacia a Shqipëria”, tha Xhaferi, për Almakos.
I pyetur nëse ka një rrugëdalje nga kjo situatë, ai përgjigjet se vetëm nëse funksionon shteti
ligjor, ata parandalohen edhe ata që e shkaktojnë ndotjen, nga mos respektimi i standardeve në
fabrikat e tyre.
“Ka rrugëdalje, nëse vendoset funksionimi i ligjit dhe i shtetit ligjor nëse ndotësit detyrohen ti
aplikojnë masat, standartet ekologjike, nëqoftëse shteti gjen zgjidhje, për këto probleme që i shkaktojnë këto telashe të tjera. Fushat ose produktet buqësore dëmtohen nga prezenca e metaleve të plumbit, që shkaktohen nga veturat dhe duhet të shihen standardet e automjeteve, duhet të aplikohen masa ekologjike. Ka zgjidhje për çdo gjë vetëm duhet vullnet, siç kryetarët e kumunave duhet të aplikojnë për deponitë” tha Arianit Xhaferi.
Sipas “The Economist”, rajoni i Evropës lindore ku përfshihet edhe Maqedonia, ka numrin më të
madh të vdekjeve të importuara.
Rajoni ka një shifër rekord prej 241 vdekjesh të importuara për një million banorë. Nga hulumtimet që janë nxjerrë thuhet se një e treta e vdekjeve që shkaktohen nga ndotja ndodhin për shkak të transportimit të grimcave nga njëri vend në vendin tjetër me anë të erës. Nga studimi i fundit rezulton se dy herë më shumë janë të shkaktuara nga mallrat dhe shërbimet që janë prodhuar në një rajon të varfër dhe eksportohen për konsum në një vend shpesh të pasur dhe me standarde më të larta. Pra, vendet e pasura po eksportojnë ndotjen e ajrit dhe vdekjet e lidhura me to, duke importuar mallra, njohton Almakos.
Sipas rezultateve Evropa Perëndimore ka numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuar nga ndotja e vendeve të tjera, duke numëruar 319 vdekje, për një miljon banorë. Rajoni i dytë, i cili eksporton më shumë vdekje është Australia me 311 vdekje në 1 milionë banorë. Qeveritë më shumë ankohen për trafikun dhe shqetësimet e tjera lokale, që ndotin ajrin.












