Maloku: Ky do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Analisti politik Naim Maloku, ka thënë se Haradinaj e ka i pari të drejtën për formimin e Qeverisë. I pyetur se kë e sheh si kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Ramush Haradinajn apo Albin Kurtin, ai ka thënë se kjo varet nga partitë politike por të drejtën e ka Ramush Haradianaj. “Varet prej partive politike dhe […]
I pyetur se kë e sheh si kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Ramush Haradinajn apo Albin Kurtin, ai ka thënë se kjo varet nga partitë politike por të drejtën e ka Ramush Haradianaj.
“Varet prej partive politike dhe deputetëve se kënd e votojnë, por të drejtën e ka PAN-i, pra Ramush Haradinaj me tentu dhe me provu për me kriju qeverinë dhe më kalu në Kuvend”, tha Maloku për Blic.
Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet me 3 gusht.
Ndërkohë drejtuesit e Koalicionit PDK- AAK- Nisma vazhdojnë të theksojnë se i kanë numrat për formimin e Qeverisë.
Mirëpo nga koalicioni LAA dhe VV theksojnë se asnjë deputet i tyre nuk do ta votoj kandidatin e PAN-it për kryeministër.
Drejtuesit e këtyre dy subjekteve politike janë të bindur se pas dështimit të PAN-it, koalicioni LAA dhe VV do ra formojnë Qeverinë.












