Lutfi Haziri takon të burgosurit politik të Anamoravës

Lutfi Haziri takon të burgosurit politik të Anamoravës

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një takim pune ka pritur kryetarin e Komunës së Kamenicës, dhe kryetarët e shoqatave të të Burgosurve Politik nga Komunat e Anamoravës, të cilët kanë biseduar konkretisht për gjendjen e burgut hetues, apo burgut famëkeq të Gjilanit, i cili është mbyllur më 15 qershor të këtij viti […]

“Falënderoj shoqatën e të burgosurve, këta të cilët sot janë gjallë, sepse mbi sakrificën e tyre, mbi luftën dhe idealet e tyre, ne jemi frymëzuar dhe sot po e shijojmë lirinë. Këta për ne janë heronjtë e gjallë të Kosovës, përkundër që respektin dhe gjunjëzimin e bëjmë për heronjtë dhe dëshmorët e atdheut”, ka thënë kryetari Haziri.

 

Edhe sa i përket burgut famëkeq i cili sot gjendet në qendrën e qytetit të Gjilanit kryetari Haziri ka prezantuar dy çështje të cilat janë debatuar bashkërisht.

 

“Ne sot kemi biseduar për mundësinë e përcaktimit të destinimit final, apo shfrytëzimin e objektit të burgut të Gjilanit dhe mundësinë e restaurimit të një pjese drejt  konservimit të një pjese për t’u shfrytëzuar për memorie historike dhe për shfrytëzim nga gjeneratat dhe njerëzit që vijnë në të ardhmen”

“Aty do të kthehet dhe ndritet historia. Ky ishte burgu që përveç trajtimit të rëndë dhe torturave të vazhdueshme, aty kishte edhe shumë njerëz të cilët nuk kanë dalë të gjallë. Gjaku i tyre sot bënë dritë, por duhet të ruhet ajo dritë që del nga ai objekt që ishte famëkeq në të kaluarën, por në të ardhmen do të kthehet në një objekt që shërben për histori dhe për të ardhmen”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Shefik Sadiku kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politik, ka falënderuar kryetarin Haziri për angazhimin dhe punën që ka bërë për hapjen e burgut më famëkeq për vizitorët.

 

“Burgu i Gjilanit për mënyrën se si i ka trajtuar të burgosurit në kohën e okuptimit që nga vitet e ’40-ta e deri në luftën e fundit të vitit ’99, njihet si burgu më famëkeq. Nëpër këtë burg kanë kapërcyer personalitete të larta intelektuale, patriotike dhe për të gjithë ishte një torturë e paparë ndonjëherë. Këtu është burgosur një numër i madh i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës së Kamenicës shkurtimisht para gazetarëve ka thënë se periudha e paraluftës, burgun e Gjilanit e përshkruan si një hapësirë të trishtë të rinisë së asaj kohe, e popullit shqiptarë që për qëllim kryesor mbi të gjitha ato tortura barbare kishte lirinë e plotë të shqiptarëve

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?