Luftë me flakët gjatë gjithë natës, zjarret rrezikojnë azilin e pleqve në Poliçan

Luftë me flakët gjatë gjithë natës, zjarret rrezikojnë azilin e pleqve në Poliçan

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 11 vatra zjarri në Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Tiranë, dhe Dibër. Situata ka qënë e vështirë sidomos në Poliçan gjatë natës së mbrëmshme, kur flakët i janë afruar shumë azilit të pleqve. Në operacion është dashur ndërhyrja me helikopter për të shuar flakët […]

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 11 vatra zjarri në Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Tiranë, dhe Dibër. Situata ka qënë e vështirë sidomos në Poliçan gjatë natës së mbrëmshme, kur flakët i janë afruar shumë azilit të pleqve. Në operacion është dashur ndërhyrja me helikopter për të shuar flakët dhe zjarri është ndalur në orët e vona të mbrëmjes pa e prekur institucionin.

Në operacionet në vend për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 87 zjarrfikës me 5 automjete, 40 forca vullnetare, 30 forca të pyjores si dhe helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

RAPORTI I 24 OREVE TE FUNDIT

QARKU BERAT

• Në Poliçan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe ka rrezikuar azilin e pleqve. Për të shuar flakët është angazhuar edhe një helikopter. Zjarrfikëset në terren kanë punuar deri në orët e mbrëmjes për të shuar plotësisht vatrat e fshehura të zjarrit. Si pasojë janë djegur rreth 3 ha me shkurre dhe pisha.

QARKU SHKODËR

• Vatra e zjarrit në fshatin Lumzi, Pukë vijon të jetë ende aktive. Edhe pse forcat zjarrfikëse kanë punuar, ato nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin. Era e fortë ka drejtuar flakët për në fshatin Lumbardhë të Fushë-Arrëzit. Për shkak të terrenit të vështirë malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore. Në mbështetje në orët e para të mëngjesit ka shkuar edhe një helikopter që po punon për shuarjen e flakëve.

• Zjarri i rënë në afërsi të pyllit me gështenja në fshatin Reç, Malësi e Madhe është shuar nga zjarrfikëset. Sipas informacionit si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe prej 1 ha me shkurre.

• Zjarri në fshatin Gajtan, Shkodër, ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme por nuk ka qenë problematik pasi vatrat kanë qenë tepër të vogla në një terren tepër të thyer dhe shumë larg banesave. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndërhyjnë. QARKU DIBËR • Në vendin e quajtur Liqeni i Kallabes, në Parkun Kombëtar Lurë, ka rënë një zjarr. Për të shuar flakët janë angazhuar forca vullnetare të cilët me mjete rrethanore kanë punuar dhe kanë izoluar zjarrin. Forcat ende po vazhdojnë të punojnë për të shuar plotësisht flakët.

• Dy vatra zjarri janë riaktivizuar sërish ditën e djeshme në Ballenjë dhe në Kaptin të Martaneshit, Bulqizë. Për të shuar zjarret njësia administrative ka angazhuar forca vullnetare të cilët kanë punuar për të izoluar flakët.

• Vatra e zjarrit në fshatin Madhesh, Mat është riaktivizuar. Për shuarjen e zjarrit bashkia ka angazhuar forca e saj dhe forca vullnetare, të cilat kanë shuar atë.

QARKU VLORË

• Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Qesarat, i cili është përhapur më pas në kullotat në fshatin Grazhdan dhe Malçan në Finiq. Për shuarjen e tij janë angazhuar 40 forca zjarrfikëse, të cilat kanë punuar me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit është djegur rreth 50 ha sipërfaqe kullotë.

• Në fshatin Blerimas, Delvinë, ka rënë zjarr. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me jonxhë.

QARKU TIRANË

• Në fshatin Pezë Helmës, Tiranë, ka pasur riaktivizim të një vatre zjarri dhe janë shfaqur edhe disa vatra të reja. Forcat e zjarrfikësve në bashkëpunim me ato të pyjores kanë mundur të shuajnë flakët. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre e ferra.

QARKU ELBASAN

• Në fshatin Bulçar, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një ullishte. Si pasojë e zjarrit është djegur vetëm një sipërfaqe prej rreth 2 dynym me shkurre dhe ferra.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?