Lekaj thotë se PAN është i bashkuar, i quan të pavërteta deklaratat e Bahtirit

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, në një intervistë për Periskopin ka bërë të ditur se koalicioni LDK-AKR-AL është duke biseduar me një parti nga PAN’i për koalicion. Por këtë deklaratë të Bahtirit si të ‘pavërtetë’ e ka cilësuar anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili për […]
Por këtë deklaratë të Bahtirit si të ‘pavërtetë’ e ka cilësuar anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili për Periskopin ka thënë se PAN tashmë ka konfirmuar mbështetjen e nevojshme për krijimin e Qeverisë.
“Mendoj se deklaratat e tilla të Bahtirit janë të pasakta, pasi koalicioni PAN tashmë ka konfirmuar mbështetjen e nevojshme për krijimin e Qeverisë. Edhe sot ju e dëgjuat Ramush Haradinajn dhe deklaratën e Familjes Rugova që e mbështesin Haradinajn për kryeministër, prandaj është e pakuptimtë që të diskutohet ajo çka thotë Bahtiri”, ka thënë Lekaj për Periskopin.
Ai foli edhe thirrjet që Ramush Haradinaj u ka bërë partive tjera për t’iu bashkuar në krijimin e Qeverisë.
“Sa i përket Haradinajt, përveç numrave të deputetëve që e kanë mbështetur, ai ka qenë i hapur edhe për biseda me subjekte të tjera politike që ta zgjerojmë gamën e mbështetjes dhe të kemi një konsensus sa i përket çështjeve madhore. Prandaj në këtë drejtim, Haradinaj është i hapur edhe me LAA edhe me parti të tjera”, tha Lekaj për Periskopin.
Ai sërish deklaroi se PAN i ka numrat dhe se Haradinaj do ta formojë Qeverinë./Periskopi












