Lajm i mirë për emigrantët: Në shtetin e parë që hyni, keni të drejtë të kërkoni azil

Lajm i mirë për emigrantët: Në shtetin e parë që hyni, keni të drejtë të kërkoni azil

Gjykata më e lartë e Bashkimit Europian ka vendosur një ligj që i detyron refugjatët të kërkojnë azil në vendin e parë në të cilin hyjnë, aplikohet edhe në rrethana të jashtëzakonshme. Rasti, i ngritur nga Austria dhe Sllovenia, mund të prekë të ardhmen e qindra njerëzve të mbërritur në bllok gjatë krizës së emigrantëve […]

Gjykata më e lartë e Bashkimit Europian ka vendosur një ligj që i detyron refugjatët të kërkojnë azil në vendin e parë në të cilin hyjnë, aplikohet edhe në rrethana të jashtëzakonshme.

Rasti, i ngritur nga Austria dhe Sllovenia, mund të prekë të ardhmen e qindra njerëzve të mbërritur në bllok gjatë krizës së emigrantëve të viteve 2015-2016. Vendimi, konkretisht kishte të bënte me dy familje afgane dhe një siriane që aplikuan për azil pasi u larguan nga Kroacia.

Gjykata thotë se është përgjegjësi e Kroacisë të vendosë për rastin e tyre. Kriza arriti kulmin gjatë verës së 2015, kur një milionë emigrantë dhe refugjatë udhëtuan përmes Ballkanit Perëndimor. Nën të ashtuquajturën rregullore të “Dublinit”, refugjatët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të BE-së në të cilin hyjnë.

Por, gjermania pezulloi rregulloren e “Dublinit” për refugjatët sirianë, duke ndaluar deportimet në vendet nga ku kishin ardhur. Nga gushti 2015, qindra e ndonjëherë edhe mijëra vetë, hynin në Austri çdo ditë, fillimisht përmes Hungarisë dhe më pas përmes Sllovenisë.

Shumë donin të udhëtonin drejt Gjermanisë, por rreth 90 mijë vetë aplikuan për azil në Austri, shifër kjo ekuivalente me 1 për qind të popullatës së saj. Mes tyre, dy motra afgane dhe fëmijët e tyre që hynë në kufirin austriak në shkurt 2016.

Sipas avokatit të tyre, ato kishin hyrë në Austri me mjete transporti të pajtuara dhe organizuara nga qeveria austriake dhe qeveri të tjera.

Por, ndryshe nga shumë afganë të tjerë, atyre nuk iu dha azili. Autoritetet austriake vendosën që të deportoheshin në Kroaci, pikën e tyre të hyrjes në be sipas rregullores së Dublinit. Motrat e dërguan çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, bashkë me një shtetas sirian në slloveni, që ndodhej në situatë të ngjashme. Dhe gjykata vendosi që kalimi i kufirit kroat nga ana e tyre duhet të konsiderohej i parregullt bazuar në kornizën e “Dublinit”.

Vetëm sepse një shtet i BE lejon qytetarët jo europianë të hyjnë në territorin e tij mbi baza humanitare, ky autorizim nuk është i vlefshëm në vende të tjera të BE. Vendimi, sipas ekspertëve do të prekë me qindra azilkërkues./ Top Channel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?