Lajm i keq për PAN-in, kjo është deklarata e fundit e Avdullah Hotit

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LAA, Avdullah Hoti ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, kjo pas raportimeve se deputetja Teuta Rugova do ta mbështesë Ramush Haradinajn për kryeministër. Hoti ka shkruar se deputetët e LDK-së janë unik, njëjtë si ata të koalicionit LAA, shkruan Periskopi. ‘Nga sot te […]
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LAA, Avdullah Hoti ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, kjo pas raportimeve se deputetja Teuta Rugova do ta mbështesë Ramush Haradinajn për kryeministër.
Hoti ka shkruar se deputetët e LDK-së janë unik, njëjtë si ata të koalicionit LAA, shkruan Periskopi.
‘Nga sot te gjitha konspiracionet moren fund. Perpjekja e fundit i qartesoi te gjitha. Deputetet e LDK-se jane unik. Deputetet e koalicionit LAA jane unik. Qeveria e ardhshme eshte proevropiane. Pike.’, ka shkruar ai.
Sot gjatë ditës kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e presidentit Ibrahim Rugova, ku në bazë të shkrimit të tij në Facebook, është lënë të kuptohet se ai tashmë ka marrë mbështetjen e Teuta Rugovës./Periskopi/












