LAA të vendosur: Nuk e votojmë as Veselin kryeparlamentar as Haradinajn kryeministër

Deputeti i Alternativës nga radhët e koalicionit LAA, Ilir Deda, ka thënë se ky koalicion është unik dhe nuk do të votojë as për Kadri Veselin e as për qeverinë “Haradinaj”, transmeton zeri.info. “Koalicioni LAA është unik në votën kundër Qeverisë së PAN-it, si dhe zgjedhjes së zotit Veseli për kryetar të Kuvendit. Kjo do […]
Deputeti i Alternativës nga radhët e koalicionit LAA, Ilir Deda, ka thënë se ky koalicion është unik dhe nuk do të votojë as për Kadri Veselin e as për qeverinë “Haradinaj”, transmeton zeri.info.
“Koalicioni LAA është unik në votën kundër Qeverisë së PAN-it, si dhe zgjedhjes së zotit Veseli për kryetar të Kuvendit. Kjo do të shihet qartë më 3 gusht”, ka deklaruar ai për “Zërin”.
Por analisti Dimal Basha ka konsideruar se Kadri Veseli ka mundësi që të marrë përkrahje për t’u zgjedhur. E po që se përkrahja për Veselin dhe për PAN-in vjen, mund të vijë pikërisht nga AKR-ja, parti kjo e cila është pjesë e LAA-së.
“Kurse në rast se gjendet një përkrahje, unë mendoj se kjo mund të vijë nga AKR-ja”, ka potencuar Basha.












