Ky shtet e ndalon transmetimin e këngës “Despacito”, arsyetimi është i çuditshëm

Ky shtet e ndalon transmetimin e këngës “Despacito”, arsyetimi është i çuditshëm

  Malajzia ka ndaluar këngën hit Despacito të transmetohet në televizionin dhe radion shtetërore, pasi kritikët në këtë vend me shumicë myslimane thonë se “vargjet e saj janë të turpshme”. Ndalesa u shpall nga ministri i Komunikimeve dhe Multimedias, Salleh Said Keruak, i cili tha se vendimi është marrë pas ankesave të publikut. “Vendimi vlen […]

 

Malajzia ka ndaluar këngën hit Despacito të transmetohet në televizionin dhe radion shtetërore, pasi kritikët në këtë vend me shumicë myslimane thonë se “vargjet e saj janë të turpshme”.

Ndalesa u shpall nga ministri i Komunikimeve dhe Multimedias, Salleh Said Keruak, i cili tha se vendimi është marrë pas ankesave të publikut.

“Vendimi vlen vetëm për Radio-Televizionin e Malajzisë”, tha Keruak, duke shtuar se kënga mund të transmetohet ende në stacionet private dhe platformat online.

Despacito e Luis Fonsit, këngëtar nga Porto Riko, është bërë kënga më e dëgjueshme e të gjitha kohërave, vetëm gjashtë muaj pas daljes në treg.

Kënga hit ka arritur 4.6 miliardë shikime në platforma të ndryshme, përfshirë YouTube dhe Spotify.

Malajzia më herët ka ndaluar edhe filma të Hollywood-it duke i konsideruar fyes ndaj vlerave fetare.

Këtë vit, publikimi i filmit “E bukura dhe Bisha” është shtyrë në Malajzi, pasi censuruesit kanë prerë një “moment homoseksual” në film./rel/

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya