Ky është shqiptari i plagosur nga tërmeti në Greqi (Emri/Foto)

Greqia është tronditur sot pas një tërmeti te fortë në Detin Egje, qe vrau te paktën dy persona në ishullin grek Kos. Sipas asaj që raportojne mediat e huaja, referuar burimeve zyrtare, mes tre prej të plagosurit në Athinë nga tërmeti, është edhe një shtetas shqiptar. Ai quhet Aldo Begolli ga Flogji i Korçës. Ai […]
Greqia është tronditur sot pas një tërmeti te fortë në Detin Egje, qe vrau te paktën dy persona në ishullin grek Kos.
Sipas asaj që raportojne mediat e huaja, referuar burimeve zyrtare, mes tre prej të plagosurit në Athinë nga tërmeti, është edhe një shtetas shqiptar.
Ai quhet Aldo Begolli ga Flogji i Korçës. Ai ndodhet i shtruar në spitalin “Thriasio”, me dy të plagosur të tjerë, një shtetas grek, dhe një skandinav.
Ata u dërguan me aeroplan të premten në mëngjes, pasi u plagosën nga tërmeti vdekjeprurës që goditi ishullin Kos në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Sipas deklaratave të drejtorit të spitalit, Palaiorotis Konstantinos, të plagosurit janë duke marrë trajtimin spitalor, por ai tha se më rëndë i plagosur është shqiptari i cili ka pësuar trauma të rënda, e ka një thyerje në shpinë.
Ambasada Shqiptare në Athinë është interesuar dhe ka vënë në dispozicon të familjes Begolli çdo ndihmë që do të jetë e nevojshme.













