Ky është shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë

Ky është shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë

  Gjenerali në pension John Kelly, i cili shërben si Sekretari i Sigurisë Kombëtare, do të zëvendësojë Reince Priebus si shef kabineti në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi i presidentit Trump erdhi pas disa ditë tensionesh publike mes zotit Priebus dhe drejtorit të ri të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë Anthony Scaramucci. Presidenti Trump njoftoi të […]

Gjenerali në pension John Kelly, i cili shërben si Sekretari i Sigurisë Kombëtare, do të zëvendësojë Reince Priebus si shef kabineti në Shtëpinë e Bardhë.

Vendimi i presidentit Trump erdhi pas disa ditë tensionesh publike mes zotit Priebus dhe drejtorit të ri të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë Anthony Scaramucci.

Presidenti Trump njoftoi të premten pasdite nëpërmjet Twitter-it se kishte emëruar sekretarin e Sigurisë Kombëtare, gjeneralin John Kelly si shef kabineti të Shtëpisë së Bardhë, në vend të zotit Reince Priebus, ndërsa avioni i presidentit ulej në Bazën Ajrore Andrews. Presidenti foli shkurtimisht për gazetarët pasi zbriti nga avioni presidencial:

“Reince është njeri i mirë. John Kelly do të bëjë një punë fantastike. Gjenerali Kelly ka bërë një punë të mirë deri tani, respektohet nga të gjithë. Një amerikan shumë i mirë. Reince Priebus, një njeri i mirë. Shumë faleminderit”, tha presidenti.

Priebus foli për kanalin CNN rreth zëvendësimit të tij:

“Të fillosh nga e para, tani, më ndikon por nuk ka rëndësi, se këto gjëra duhet të shikohen në mënyrë objektive. Nuk mendoj se është gjë e keqe që presidenti të dojë të provojë dikë tjetër. Dhe mendoj se Gjenerali Kelly, i cili do të jetë përgjegjës për punësimin dhe shkarkimin e njerëzve në kabinetin e Shtëpisë së Bardhë, se të gjithë do të raportojnë tek ai…mendoj se do të jetë i suksesshëm në punën e re” tha zoti Priebus.

Shefi i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë është zakonisht krahu i djathtë i presidentit, kontrollon mbledhjet dhe planet për takohet me kreun e Shteteve të Bashkuara.

Gjenerali Kelly, i cili ka një karrierë 40 vjeçare me trupat e Marinsave dhe ka qenë Sekretari i Sigurisë Kombëtare në kabinetin Trump për shtatë muajt e presidencës, e fillon detyrën e tij të re të hënën, më 31 korrik, sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Ai do të jetë gjenerali i dytë ushtarak që do të shërbejë si shef i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Ish gjenerali i ushtrisë, Alexander Haig ishte gjenerali i parë në atë post, i cili shërbeu gjatë fundit të administratës së ish-presidentit Nixon dhe fillimit të presidencës së Gerald Fordit pasi Nixon dha dorëheqjen.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?