Ky është reagimi i Mimoza Kusarit për ofendimet e Gani Kocit

Kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari-Lilës nuk i kanë bërë fare përshtypje ofendimet që Gani Koci i PDK-së i ka lëshuar drejt saj. Kusari-Lila ka thënë se secili është përgjegjës për punën e vet dhe jo për “pallavrat” që i flet. “Nuk e kam pa, e as që du me u marrë me të. Nuk kam […]

Kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari-Lilës nuk i kanë bërë fare përshtypje ofendimet që Gani Koci i PDK-së i ka lëshuar drejt saj.

Kusari-Lila ka thënë se secili është përgjegjës për punën e vet dhe jo për “pallavrat” që i flet.

“Nuk e kam pa, e as që du me u marrë me të. Nuk kam çka të komentoj në deklarata të tij. Secili është përgjegjës për punën dhe veprat e veta, jo për fjalë e pallavra. Nuk është problem kjo punë”, është shprehur ajo për Indeksonline.

Gani Koci, zëvendësministër në largim në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ka reaguar sot ndaj Kusari-Lilës duke i thënë se ajo “s`mund të shesë parime meqë nuk ka lënë gardh pa thy e arë pa hy…”.

Këto fjalë të Kocit kishin ardhur pasi Kusari-Lila dje kishte komentuar deklaratën e Labinot Tahirit të AKR-së, meqë ky i fundit kishte thënë se do e votojë për kryetar të Kuvendit këdo që është shqiptar, çka nënkuptonte edhe Kadri Veselin e PDK-së.

Kusari-Lila kishte thënë se votimi duhet bërë në bazë të parimeve dhe jo në baza etnike.

Pikërisht kjo deklaratë e kishte prekur Kocin duke thënë se Mimoza Kusari-lila është një “endacake politike”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?