Ky është emri i të dyshimtit për vrasjen e turistes 15-vjeçare në Ksamil (Video)

.
News24 raporton se i dyshuari për këtë krim të rëndë është Ermal Fataj. Ai e ka goditur adoleshenten me mjetin e tij lundrues.
Burime pranë spitalit të Sarandës thanë për Shqiptarja.com se ekspertiza ka saktësuar pikërisht mjetet prerëse tip helikë, si shkak për vdekjen tragjike të Kseniya Ryok nga Shën Petersburgu.
Fataj ka tentuar të fshehë skafin, por është zbuluar menjëherë nga policët. Në helikën e skafit u gjetën flokë të cilat po i nënshtrohen analizave të ADN-së për të vërtetuar nëse i përkasin 15-vjeçares ruse.












