Ky është deputeti i AKR-së që do ta votojë Kadri Veselin për kryetar Kuvendi

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka theksuar se ai do ta votojë secilin kandidat për kryetar të Kuvendit që është shqiptar. Ai ka theksuar se pa asnjë hezitim do të votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Madje, siç tha ai, Veseli është njeriu i duhur për atë pozitë dhe se duhet […]
Ai ka theksuar se pa asnjë hezitim do të votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.
Madje, siç tha ai, Veseli është njeriu i duhur për atë pozitë dhe se duhet të rizgjidhet në krye të organit më të lartë legjislativ në vend.
“Veç nëse është shqiptar e votoj. Nëse bëhet fjalë për Kadri Veselin, Kadri Veseli, ka qenë shumë tolerant ndaj deputetëve aty në Kuvend, dhe në fakt me ka pëlqyer qëndrimi i tij, dhe mendoj së është i duhuri sërish ta gëzojë atë pozitë”, ka theksuar Tahiri për gazetën Blic.
Ai tha se pos Veselit do të votojë edhe cilindo kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit, që është shqiptar.
“Por sigurisht se pa qenë aty, në arenë, në këtë rast – Kuvend, nuk e di si do të ndodhë me ne, ndoshta edhe e nominojnë PAN-i për kryetar e ndoshta jo. Por cilido që të është, mundësitë janë për ta votuar”, tha ai.
Sipas tij, edhe partitë tjera nuk duhet që të mos e fshehin mundësinë që ta votojnë Veselin për kryetar të Kuvendit.
“Unë i vlerësoj njerëzit në bazë të punës dhe sinqeritetit”, tha më tej Tahiri.
Ndërkaq, sa i përket votës ndaj mandatarit të PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj, ai tha se ende është herët të flitet, dhe se për këtë janë duke diskutuar edhe brenda AKR-së.
“Kjo është ende herët për ta thënë këtë, sepse në këtë pikë jemi në konsulta me partinë tonë, AKR-në”, shtoi ai.












