Kush do t’i shkojë në takim sot Thaçit?

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mban takim konsultativ me përfaqësuesit e partive parlamentare për caktimin e datës për mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 11 qershor. Takimi mbahet duke filluar në ora 10:00. Partite kryesore; LDK, […]
Takimi mbahet duke filluar në ora 10:00.
Partite kryesore; LDK, VV dhe disa me te vogla kane paralajmeruar se do ta bojkotojne.
Lëvizja Vetëvendosje para disa ditësh ka bërë të ditur se nuk do të marr pjesë në ftesën që iu ka bërë Thaçi, ndërsa njëjtë kanë deklaruar edhe zyrtarë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa.
Refuzimin ndaj ftesës së Thaçit e ka njoftuar edhe Lista Serbe nëpërmjet kryetarit, Goran Rakiq.
Deri më tani vetëm zyrtarë të koalicionit PDK-AAK dhe Nisma kanë konfirmuar se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Thaçit.
Ndryshe, rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar më 8 korrik dhe brenda 30 ditësh presidenti duhet ta caktojë datën e mbajtjes së seancës konstituive ku zgjidhet kryetari dhe betohen deputetët e rinj.












