Kusari-Lila: S’e votojmë Kadri Veselin, Haradinaj nuk e formon Qeverinë

Kusari-Lila: S’e votojmë Kadri Veselin, Haradinaj nuk e formon Qeverinë

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 3 gusht. Përveç betimit të deputetëve në këtë seancë pritet të zgjidhet Kryesia dhe kryetari i Kuvendit. Por, paralajmërimi i zyrtarëve të PDK-së se Kadri Veseli do të jetë kandidat për postin e kryeparlamentarit po kundërshtohet fuqishëm nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa. Mimoza Kusari-Lila ka thënë se […]

Por, paralajmërimi i zyrtarëve të PDK-së se Kadri Veseli do të jetë kandidat për postin e kryeparlamentarit po kundërshtohet fuqishëm nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Veseli nuk do të arrijë të votohet për këtë pozitë.

E pyetur nëse do të pranonin të votonin ndonjë kandidat tjetër të PDK-së për kryetar të Kuvendit, Kusari-Lila ka thënë se varet kush kandidon.

“Mendoj që gjithçka do të jetë gati prej anës tonë me 3 gusht, në kuptimin që do të jetë e qartë që PAN-i nuk i ka numrat, as për votimin nëse e kandidon Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit dhe natyrisht as për votimin e Haradinajt. Varet prej kandidatit, askush nuk e ka besimin blanko të deputetëve, e zoti Veseli nuk e ka fare besimin”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka folur rreth mundësisë së një koalicioni LAA-Vetëvendosje. Ajo ka sqaruar se janë formuar grupet programore që po punojnë për të formuar një program të përbashkët mes subjekteve.

“Ne veç kemi deklaruar për një proces të bisedimit të skemave programore dhe programit qeverisës mes të dy grupeve gjegjësisht koalicionit LAA dhe Vetëvendosjes, këto janë bisedime në proces. Grupet programore të formuara po punojnë për një program të përbashkët”, ka thënë tutje ajo për Indeksonline.

Ndryshe, lidhur me kandidimin e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit është shprehur kundër edhe Vetëvendosje. Kjo e fundit nga zgjedhjet e 11 qershorit ka arritur të dalë e dyta më 27.49 %, pas koalicionit PAN me 33.74%.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?