Kurti dhe tre deputetë nga VV nuk regjistrohen brenda afateve, ja çka thonë nga Kuvendi

Kurti dhe tre deputetë nga VV nuk regjistrohen brenda afateve, ja çka thonë nga Kuvendi

Katër deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Liburn Aliu, Shqipe Pantina dhe Faton Topalli, kanë vendosur të mos regjistrohen si deputet në Kuvendin e Kosovës deri javën e ardhshme. Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” sqaroi se regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës […]

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” sqaroi se regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës dhe as me ato të Rregullores së Kuvendit.

“Regjistrimi i deputetit është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit ku përfshihen: kopja e kartelës bankare, kopja e letërnjoftimit, adresa e vendbanimit dhe CV’ja. Këto dokumente mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshatshme për deputetin. Regjistrimi i deputetit nga administrata e Kuvendit para seancës konstituive bëhet me qëllim të lehtësimit teknik (regjistrimi në holl të kuvendit). Deputetët z. Albin Kurti, z. Liburn Aliu, znj. Shqipe Pantina dhe z. Faton Topalli do ta bëjnë regjistrimin e nevojshëm javën e ardhshme para seancës konstituive dhe kjo nuk paraqet asnjë pengesë procedurale. Andaj lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit”, shkruante Hoti në Facebook.

Lidhur me këtë Periskopi ka kontaktuar sekretarin e Kuvendit, Ismet Krasniqi, i cili tha se një gjë e tillë është praktikuar nga deputetët edhe mandatin e kaluar.

“8 deputetë të legjislaturës së kaluar janë regjistruar pas afatit zyrtar. Kjo nuk ka paraqitur ndonjë problem”, tha Krasniqi për Periskopin.

I pyetur për mos-regjistrimin e deputetëve të LVV’së – Albin Kurti, Liburn Aliu, Shqipe Pantina dhe Faton Topalli, Krasniqi tha se është vendim i tyre.

“Është vendim i tyre. Përderisa nuk ndalohet me ligj, nënkupton që lejohet”, tha Krasniqi.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 3 gusht duke filluar nga ora 10:00, ndërsa sot përfundon afati zyrtar për regjistrimin e deputetëve, i hapur para tri ditëve./Periskopi

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?