Kurti: Më 11 qershor qytetarët u ndanë nga regjimi dhe iu bashkuan me zemër Lëvizjes

Kurti: Më 11 qershor qytetarët u ndanë nga regjimi dhe iu bashkuan me zemër Lëvizjes

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka postuar në Facebook fjalimin që ka mbajtur para aktivistëve të Lëvizjes,në një mbledhje të organizuar në shenjë falënderimi. Kurti veç tjerash shkruan se guximi dhe ‘aktivizmi bëjnë ndryshimet’ ashtu siç ndodhi më 11 qershor, shkruan Periskopi. Postimi i plotë i Kurtit: Dje, në një mbrëmje festive, u […]

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka postuar në Facebook fjalimin që ka mbajtur para aktivistëve të Lëvizjes,në një mbledhje të organizuar në shenjë falënderimi.

Kurti veç tjerash shkruan se guximi dhe ‘aktivizmi bëjnë ndryshimet’ ashtu siç ndodhi më 11 qershor, shkruan Periskopi.

Postimi i plotë i Kurtit:

Dje, në një mbrëmje festive, u takuam me aktivistët, komisionerët e vëzhguesit, të cilët janë meritorët kryesorë për fitoren tonë. Atyre u drejtova disa fjalë falënderuese, të cilat po i botoj edhe këtu, që të kenë mundësi t’i lexojnë edhe ata që nuk patën mundësi të vinin mbrëmë në ndejë:

“Të dashur aktivistë të Lëvizjes,
Të nderuar komisionerë e vëzhgues të VETËVENDOSJE!-s,

Para saktësisht katër javëve, pikërisht në këtë orë si sonte, na vinin njoftimet nga terreni prej jush, se qytetarët kanë guxuar masivisht, se njerëzit kanë votuar me zemër, se e kanë bërë Lëvizjen VETËVENDOSJE! partinë më të madhe në Kosovë, se subjekti ynë politik është i pari në vend. Urime edhe një herë e përgëzime përë këtë fitore demokratike për ndryshime politike në Republikën e Kosovës.

Më lejoni t’ju falenderoj të gjithë juve e çdonjërin prej jush për punën e angazhimin, për sakrificën, kontributin e vetëmohimin, për secilën ditë të këtyre viteve të Lëvizjes, për secilën orë të ditëve të fushatës zgjedhore, dhe, për secilin minut të 11 qershorit. Ju e mbrojtët edhe vullnetin e qytetarëve pa dallim edhe demokracinë e Republikës pa përjashtim.

Dikur moti, para 11 qershorit, jo pak njerëz na thoshin se nuk ia vlen të angazhohesh meqë edhe ashtu nuk ndryshon dot gjë. Mirëpo, mosndryshimi vjen pikërisht nga mosangazhimi. Vazhdimësia degraduese vjen nga pasiviteti si zakon. Aktiviteti e sjell ndryshimin. Ju e keni përbërë ndryshimin sepse ju me zemër e mbrojtët ndryshimin.

Të nderuar pjesëmarrës,

Lëvizja i lidh njerëzit. Njerëzit e lidhur me njëri-tjetrin zgjidhen prej regjimit. Lëvizja i bashkon njerëzit. Njerëzit e bashkuar me njëri-tjetrin ndahen prej regjimit. 11 qershori i vitit 2017 shënon datën historike kur qytetarët u ndanë me guxim prej regjimit dhe u bashkuan me zemër me Lëvizjen.

Do të kemi edhe vështirësi, pengesa, sfida e beteja të tjera para nesh. Sepse do të kemi rezultate, suksese, arritje e fitore të reja para nesh. Ne kemi fituar, ne po fitojmë, ne duhet të fitojmë, ne do të fitojmë, sepse ne mund të fitojmë. E, ne mund të fitojmë, sepse ne e duam Kosovën më shumë sesa që politikanët e duan vetveten. Ne mund të fitojmë sepse ne e duam Republikën më shumë sesa që të korruptuarit e duan paranë. Ne mund të fitojmë sepse ne e duam popullin më shumë sesa që karrieristët e duan karrigen. Më shumë dashuri do të thotë më shumë bashkësi. Më shumë bashkësi do të thotë më shumë mundësi. Më shumë mundësi do të thotë më shumë begati.

Ashtu qysh e keni mbrojtur ju votën me 11 qershor ashtu do ta mbrojmë të gjithë bashkë çdo ditë rrugën e drejtë të Lëvizjes sonë progresiste, rrugën e ligjit për drejtësi, rrugën e solidaritetit për barazi, rrugën e zhvillimit për punësim, rrugën e idealit për bashkim.

Faik Konica thoshte “Kush e shkon kohën me ëndrra të bukura, ka frikë të zgjohet.” Qytetarët nuk kanë më frikë. Sepse qytetarët kanë zemër. Ata e duan edhe realitetin të bukur, e jo vetëm ëndrrat e bukura. Republika është zgjuar dhe qytetarët janë bashkuar. Ata janë në këmbë për ndryshime progresive. Le të mos ndalemi pra. Na presin beteja të reja sepse na presin fitore të tjera. Na presin fitore të reja sepse na presin beteja të tjera.

Ju falemnderit përzemërsisht”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?