Kriza bërthamore: Parashikimi i frikshëm i vitit 1962

Kriza bërthamore: Parashikimi i frikshëm i vitit 1962

A rrezikon bota një luftë bërthamore? Ky është shqetësimi që ndan bota në ditët e sotme, kur Koreja e Veriut ka përshpejtuar përgatitjet për programin bërthamor. Por një letër e vitit 1962 dukej se e parashikonte këtë skenar të frikshëm. Ish-kryeministri britanik, Harold Macmillan i shkruante në atë kohë presidentit amerikan, JFK. Kryeministri konservator, në […]

A rrezikon bota një luftë bërthamore?

Ky është shqetësimi që ndan bota në ditët e sotme, kur Koreja e Veriut ka përshpejtuar përgatitjet për programin bërthamor.

Por një letër e vitit 1962 dukej se e parashikonte këtë skenar të frikshëm.

Ish-kryeministri britanik, Harold Macmillan i shkruante në atë kohë presidentit amerikan, JFK.

Kryeministri konservator, në një letër prej nëntë faqesh që mban datën 5 janar 1962, shprehte shqetësimin e tij për testimet bërthamore.

Presidenti amerikan i kërkonte Britanisë që të jepte leje për të kryer testime bërthamore në Ishullin e Krishtlindjeve.

Macmillan pranonte të jepte leje, pasi ishte koha kur Bashkimi Sovjetik kishte kryer 57 testime bërthamore brenda vitit 1961, përfshi këtu një shpërthim me fuqi 50 megaton.

Në këtë klimë, Macmillan thotë se ndjehet moralisht i detyruar të japë leje.

Por ai thotë se me këtë ritëm testimesh bërthamore, shumë shpejt Britania do e gjejë veten nën mëshirën e sovjetikëve.

Ai thotë se nuk beson se do zhvillohet një sistem anti-raketë në gjendje që të mbrojë Britaninë nga goditjet sovjetike.

“Do mjaftonin tetë ose nëntë raketa dhe thuajse asgjë nuk do mbetej në ishujt tanë të vegjël,” shkruante ai.

Në letrën e publikuar nga Arkivat Kombëtare, frika më e madhe e kryeministrit britanik mbetej se armët bërthamore do binin në duart e njerëzve të papërgjegjshëm.

Në kohën kur vetëm katër vende- Britania, SHBA, Franca e Rusia kishin armë bërthamore, shqetësimi i tij ishte vendi N që do bëhej fuqi bërthamore.

Në kohën kur Koreja e Veriut është bërë fuqi bërthamore dhe kërcënon se do godasë SHBA, paralajmërimi i kryeministrit britanik duket i frikshëm.

“Nëse vazhdon ky ritëm, nuk ka shpresë se si do trajtohet problemi i vendit N. Asgjë nuk do i ndalë Fuqitë e Mëdha të kenë armë bërthamore. Por vendet e tjera do krijojnë sisteme telashesh- madje do jenë telashe shumë të frikshme”.

“Nëse gjithë kjo aftësi për shkatërrim do përhapet dhe do bjerë në duart e karaktereve të ndryshëm- diktatorë, reaksionarë, revolucionarë, të çmendur- herët apo vonë, dhe sigurisht mendoj në fund të shekullit, ndoshta nga ndonjë gabim, ose nga marrëzia, do kryhet një krim i madh”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?