Krime bizare: Dhunoi 12 vjeçaren, fshati “e dënon” duke ia përdhunuar motrën (Foto)

Rreth 20 vetë nga Multan të Pakistanit, janë arrestuar për urdhërimin e përdhunimit të një vajze adoleshente, në hakmarrje për një përdhunim ë pretendohet ta ketë kryer vëllai i saj. Anëtarët e të dy familjeve kishin bashkuar forcat për të vendosur se çfarë duhej bërë. “Një jirga (këshilli i fshatit) kishte urdhëruar përdhunimin e një […]
Rreth 20 vetë nga Multan të Pakistanit, janë arrestuar për urdhërimin e përdhunimit të një vajze adoleshente, në hakmarrje për një përdhunim ë pretendohet ta ketë kryer vëllai i saj.
Anëtarët e të dy familjeve kishin bashkuar forcat për të vendosur se çfarë duhej bërë.
“Një jirga (këshilli i fshatit) kishte urdhëruar përdhunimin e një vajze 16 vjeçare si dënim, pasi vëllai i saj kishte përdhunuar një 12 vjeçare” tha për AFP , zyrtari i policisë së Allahut Baksh.
Gazeta Dawn e Pakistanit raportoi se vajza ishte e detyruar të paraqitej përpara grupit dhe të përdhunohej para tyre dhe prindërve të saj.
Nënat e dy vajzave më vonë parashtruan ankesa në stacionin e policisë lokale.
Ekzaminimet mjekësore konfirmuan përdhunim ne të dy rastet, transmeton Indeksonline.
Jirgas, një lloj këshillimi i formuar nga pleqtë lokalë, shpesh zgjidh mosmarrëveshjet në zonat rurale të Pakistanit rurale.
Megjithatë, ato janë të paligjshme dhe janë dënuar për një sërë vendimesh të diskutueshme – duke përfshirë urdhërimin e të ashtuquajturve “vrasjet e nderit” dhe incidentet e kaluara të “përdhunimit të hakmarrjes”.














