Kosovari nxori gruan gjallë në breg, por u mbyt vetë, ja çfarë zbulohet për rastin e tij

Kosovari nxori gruan gjallë në breg, por u mbyt vetë, ja çfarë zbulohet për rastin e tij

Mungesa e rojeve bregdetare vijon të shkaktojë tragjedi të tjera në det. Pas asaj të ndodhur në Vlorë pak ditë më parë, ku tre të rinj humbën jetën në tentativë për të shpëtuar njëri-tjetrin, dje në plazhin e Velipojës humbi jetën një 34- vjeçar nga Kosova, i cili u fut të shpëtonte gruan e tij, […]

Sipas Policisë, shtetasi Feriz Hasani, 34 vjeç, banues në Prishtinë, ka humbur jetën në tentativë për të shpëtuar bashkëshorten e tij. Kjo e fundit është futur në ujë për t’u larë, por ka pasur një vështirësi dhe ka rrezikuar ndjeshëm, teksa ka qenë duke notuar.

Bashkëshorti i saj ka arritur që ta dallojë dhe me shpejtësi ka notuar drejt saj. 34-vjeçari mësohet se ka mbërritur në kohë, duke arritur që ta shpëtojë gruan, e cila ka arritur të dalë e gjallë në breg. Por kjo ndërhyrje e Feriz Hasanit ka rezultuar fatale për të, pasi është mbytur vetë.

Nga sa raportohet, 34-vjeçari vuante nga kriza epileptike dhe nuk e ka pasur të këshillueshme që të futet në ujë për t’u larë. Pasi ka shpëtuar bashkëshorten, ai ka tentuar që të dalë në breg, por edhe për shkak të sëmundjes, shtetasi kosovar nuk ia ka arritur që të shpëtojë, duke humbur kështu jetën. Pushues të tjerë janë futur në ujë për t’i dhënë ndihmë 34- vjeçarit dhe e kanë transportuar me shpejtësi në qendrën shëndetësore të Velipojës, por atje ka mbërritur pa jetë. I riu Feriz Hasani është viktima e tretë në plazhin e Velipojës.

Më herët, dallgët i kanë marrë jetën kosovarit Musa Kurtrolli. 75-vjeçari ka qenë duke notuar në plazhin “Ada” në Velipojë, kur është mbytur. Një tjetër shtetas kosovar ka humbur jetën. Plazhi i Velipojës ka disa kulla vrojtimi, por asnjëra prej tyre nuk është funksionale. Janë vendosur prej tri vitesh, por që nga momenti kur janë ndërtuar, kullat e vrojtimit nuk kanë funksionuar. Shkak për këtë në këto tri vite është bërë mungesa e rojeve bregdetare.

Asnjëherë nuk kanë qenë të pranishëm në plazhin e Velipojës. Në këtë mënyrë, të gjithë personat që kanë pasur probleme apo vështirësi duke notuar, kanë humbur jetën duke mos arritur që të shpëtojnë. Ata më me fat janë shpëtuar nga plazhistët që kanë qenë afër tyre. Por kjo është mjaft e rrezikshme, pasi ka pasur disa precedentë ku plazhistët që janë futur të shpëtojnë, kanë humbur vetë jetën. Pushuesit shpeshherë kanë kërkuar praninë e rojeve bregdetare, por pavarësisht kërkesave dhe shtetasve që mbyten herë pas here, nuk është marrë asnjë masë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?