Kosova mund të mbetet pa rrymë shkaku i 8 shtëpive (Video)

Tetë shtëpi në Shipitull të Obiliqit, mund ta dërgojnë Kosovën në kolaps energjetik. Kjo për shkak se nga ato objekte në atë zonë, eskavatorët e KEK-ut nuk po mund të nxjerrin thëngjill për termocentralet e sipas kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi, veç tjerash ky problem mund të sjellë humbje për Kosovën madje për miliona euro. […]
Tetë shtëpi në Shipitull të Obiliqit, mund ta dërgojnë Kosovën në kolaps energjetik.
Kjo për shkak se nga ato objekte në atë zonë, eskavatorët e KEK-ut nuk po mund të nxjerrin thëngjill për termocentralet e sipas kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi, veç tjerash ky problem mund të sjellë humbje për Kosovën madje për miliona euro.
Sipas pronarëve të shtëpive, ky refuzim nga ana e tyre për largim nga shtëpitë, del të jetë arsye pakënaqësia me shpronësimin, transmeton Klan Kosova.
Në fshatin Shipitullë, ka edhe shtëpi të pabanuara që janë vlerësuar me çmim të njëjtë sikur ato të që kanë banorë. Për shkak të këtyre ankesave ata po zotohen se autoritetet nuk do ta kenë lehtë me ta.
Ndërkohë në lidhje me këtë çështje, Ministria e Mjedisit, kompetencë e të cilit dikaster është shpronësimi, ka planifikuar dëgjim publik më 10 gusht.












