Kosova fiton medalje të bronztë në garën e matematikës në Brazil

Kosova fiton medalje të bronztë në garën e matematikës në Brazil

Ekipi i Kosovës ka fituar një medalje të bronztë dhe dy medalje nderi në garën e ndërkombëtare të matematikës të zhvilluar në Brazil. Ekipi i nxënësve të Kosovës është paraqitur sivjet shumë mirë në Olimpiadën Matematikore Ndërkombëtare, duke u kthyer me një medalje të bronztë dhe dy medalje nderi. Gara që konsiderohet Kampionat Botëror i […]

Ekipi i nxënësve të Kosovës është paraqitur sivjet shumë mirë në Olimpiadën Matematikore Ndërkombëtare, duke u kthyer me një medalje të bronztë dhe dy medalje nderi.

Gara që konsiderohet Kampionat Botëror i Matematikës për nxënës të shkollave të mesme në të cilën marrin pjesë thuajse të gjitha shtetet e botës u zhvillua në Brazil.

Lajmin për medaljet e bëri të ditur në një postim në Facebook, përkrahësi i ekipit kosovar dhe studiuesi i matematikës në Universitetin e Prishtinës, Valmir Krasniqi.

“Nxënësi Shend Zhjeqi i solli Kosovës një medalje shumë të rëndësishme, Medaljen e Bronztë nga Olimpiada Matematike Ndërkombëtare”, shkroi Krasniqi.

Ai tregoi se Zhjeqi për pak nuk e fitoi medaljen e argjendtë, pasi larg kësaj medaljeje mbeti për vetëm një pikë.

Sipas Krasniqit, rezultati i sivjetmë është më i miri për Kosovën i arritur ndonjëherë në Olimpiadën Ndërkombëtare Matematikore.

“Megjithëse ekipi i Kosovës ishte me një anëtar më pak, rezultati i arritur këtë vit është më i miri prej se Kosova merr pjesë ne IMO”, shkroi Krasniqi.

Medalje nderi fituan edhe Ardita Berisha e Viktori Ahmeti, ndërsa në ekipin e nxënësve të Kosovës ishin edhe Alban Elezi e Flutura Shabani.

Jusuf Thaçi, drejtuesi i projektit Atomi ishte ankuar më herët se pjesëmarrja në olimpiadën e matematikës nuk po përkrahet nga institucionet.

Ndryshe nga suksesi në olimpiadë, nxënësit kosovarë dolën shumë keq në Testin PISA, rezultatet e të cilit u publikuan vitin e kaluar

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?