Kosova eksporton mallra më shumë në Serbi se sa në shtetin shqiptar

Kosova eksporton mallra më shumë në Serbi se sa në shtetin shqiptar

  Deficiti tregtarë i Kosovës u thellua në muajin qershor. Eksportet e Kosovës u rritën për 25 për qind, por prapë ato arritën t’i mbulojnë importet me vetëm 14.9 për qind. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për muajin qershor flasin për një deficit më të lartë tregtarë në muajin qershor 2017 […]

Deficiti tregtarë i Kosovës u thellua në muajin qershor. Eksportet e Kosovës u rritën për 25 për qind, por prapë ato arritën t’i mbulojnë importet me vetëm 14.9 për qind.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për muajin qershor flasin për një deficit më të lartë tregtarë në muajin qershor 2017 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Diferenca në mes të importit dhe eksportit në muajin qershor ishte 217.5 milionë euro. Kjo do të thotë se 217 milionë euro kanë dal nga Kosova më shumë se sa që kanë hyrë nga shit-blerja e produkteve. Eksporti në muajin qershor e mbulon vetëm 14.9 për qind të importit.

“Eksporti i mallrave në muajin Qershor 2017 kishte vlerën 38,1 milionë euro, ndërsa importi 255,7 milion euro, është një rritje prej (25.9%) për eksport si dhe prej (3.4%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016”, thuhet në raportin e ASK-së

Produktet mineral dhe metalet bazë vazhdojnë të kontribuojnë në eksporte.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (28.1%) të eksporteve e përbëjnë produktet minerale, (25.9%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (7.9%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (7.5%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (5.9%) produktet bimore, (3.1%) lëkurë dhe artikuj prej tyre, (2.0%) tekstil dhe artikuj prej tekstili etj:, thuhet në raport.

Ushqimet e përgatitura, pije dhe duhan janë baza kryesore e mallrave të importuara.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (13.5%) të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (13.0%) produktet minerale, (11.7%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (10.5%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (7.6%) mjetet e transportit, (7.5%) produkte të industrisë kimike, (7.0%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (4.5%) produktet bimore etj”, thotë ASK-ja.

Eksportet dhe importet e Kosovës u rriten me vendet e Bashkimit Evropianë në krahasim me muajin e njëjtë të një vitit më parë.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-28 arritën vlerën e 11,5 milionë euro, ose rreth (30.2%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (77.3%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Austria (11.3%), Gjermania (3.9%), Danimarka (2.9%), Holanda (2.8%), Bulgaria (2.4%)”, thotë raporti.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 109,4 milionë euro, ose (42.8%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (3.8%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.8%), Greqia (6.0%), Italia (5.7%), Polonia (3.0%) etj.
Tregtia e jashtme e Kosovës me vendet e CEFTA-së rezulton të jetë e lidhur më shumë Serbinë dhe Shqipërinë e më pas Maqedoninë.

Në muajin Qershor 2017, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së ishin vetëm 18,9 milion €, ose (49.6%) të eksporteve të përgjithshme. Por, ASK-ja thotë se vlera e eksporteve me vendet e CEFTA-së shenojë një rritje prej 19.4%. Kosova, sipas ASK-së, më shumë eksporton në Serbi sesa në Shqipëri.

“Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Serbia (19.5%), Shqipëria (13.2%), Maqedonia (11.1%), Mali i Zi (4.1%)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave.

E importet nga vendet e CEFTA-së në muajin Qershor 2017, arritën në 71,6 milion euro, ose (28.0%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (10.0%).
“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.1%), Maqedonia (5.8%), Shqipëria (5.2%) dhe B&H (2.4%)”, thotë raporti i ASK-së.

Kosova shkëmben mallra e me vendet tjera të botë. Në muajin qershor sipas të dhënave të ASK-së thonë se eksportet arritën në 7.7 milionë euro ose 20.2 për qind me partnerë të rëndësishëm për eksporti Indin me 9.3 për qind, Zvicrën 5.4 për qind. Në anën tjetër importet kapën vlerën e 74.5 milionë euro ose 29.2 për qind me pjesëmarrje më të lartë nga Kina me 9.8 për qind dhe Turqia me 9.7 për qind.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?