Korrupsioni i nivelit të lartë peng për liberalizmin e vizave

Korrupsioni i nivelit të lartë peng për liberalizmin e vizave

Korrupsioni i nivelit të lartë vazhdon të mbetet një nga sfidat madhore për zhvillimin e Kosovës. Kështu u tha në konferencën për lansimin e projektit të dytë për fuqizimin e kapacitetit të institucioneve të Kosovës në luftimin e korrupsionit të lartë. Aty u tha se luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë është një kriter […]

Korrupsioni i nivelit të lartë vazhdon të mbetet një nga sfidat madhore për zhvillimin e Kosovës. Kështu u tha në konferencën për lansimin e projektit të dytë për fuqizimin e kapacitetit të institucioneve të Kosovës në luftimin e korrupsionit të lartë.

Aty u tha se luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë është një kriter i mbetur që duhet zgjidhur për të lejuar të ndodh liberalizimi i vizave për kosovarët. Ndërkohë që u potencua se luftimi i korrupsionit të lartë është i vështirë për tu trajtuar.

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, tha se një nga sfidat madhore për zhvillimin e Kosovës mbetet korrupsioni i nivelit të lartë. Tha se luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë kërkon vullnet të palëkundur politik.

“Korrupsioni i nivelit të lartë fatkeqësisht mbetet një nga sfidat madhore për zhvillimin e Kosovës. Krijimi i një historiku pozitiv të trajtimit të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, krimeve të tjera të tilla mbetet një nga dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave, por jo vetëm kaq. Unë e di që luftimi i korrupsionit është një betejë e mundimshme dhe nënkupton ndryshime radikale të mendësisë dhe në veçanti kërkon vullnet të fortë, të palëkundur politik dhe shpesh herë madje edhe këtë vit shpesh  herë e shohim që kjo po mungon”, tha ajo.

Sipas saj, luftimi i korrupsionit të lartë nuk është një detyrë e lehtë, e sidomos rastet kur korrupsioni i nivelit të lartë mund të përfshijë njerëz shumë të fuqishëm. Megjithatë, ajo tha se hetuesit dhe prokurorët duhet të mbesin të paanshëm dhe të ndjekin të gjitha rastet me dëshmi të forta pavarësisht se kush është i akuzuar.

Ndërsa, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, tha se luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë është një kriter i mbetur që duhet të zgjidhet për të lejuar edhe liberalizimin e vizave.

Brathu tha se janë të vetëdijshëm që luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë është i vështirë për tu trajtuar, por që ai tha se janë të përkushtuar që të ndihmojnë Kosovën në zhvillimin e kapaciteteve për të qenë efikas dhe efektiv në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

“Korrupsioni i nivelit të lartë identifikohet edhe nga autoritetet e Kosovës, edhe nga partnerët ndërkombëtarë si një çështje shqetësuese dhe prioritet kyç që duhet trajtuar. E kemi dëgjuar këtë duke u përmendur që disa vite me radhë se është prioritet kyç, dhe e dimë që është çështje e ndërlikuar dhe e vështirë për tu trajtuar. Prandaj, jemi të përkushtuar që të ju ndihmojmë në zhvillimin e kapaciteteve për të qenë efikas dhe efektiv në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Është me rëndësi që ligjet të zbatohen, ligjet ekzistojnë realizimi i tyre zbatimi i tyre në fakt nuk është në nivelin e duhur. Ka zhvillime pozitive  nuk do të them se çdo gjë është zi, por e dimë dhe jemi të vetëdijshëm se mund të bëhet shumë më shumë në mënyrë që të kemi një zbatim të mirëfilltë të kornizës ligjore”, tha ai.

Sipas shefit të OSBE-së në Kosovë, një element kyç për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar është konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurive të përvetësuara në mënyrë të paligjshme gjatë veprimtarive të paligjshme.

Zëvendës drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, tha se zotohet në emrin e të gjithë kolegëve të tij se do të vazhdojnë edhe më tutje bashkëpunimin me të gjitha agjencitë të cilat drejtpërdrejtë kanë obligime ligjore në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Ai tha se Policia e Kosovës, do ta ketë fokus primar pastrimin e vetvetes nga të gjitha elementet korruptive.

“Policia e Kosovës do ta ketë fokus primar pastrimin e vetvetes nga të gjitha elementet korruptive. Këtë punë është e natyrshme që do e bëjmë në kuadër të suazave ligjore dhe duke respektuar, mbrojtur dhe promovuar gjithë të drejtat e njeriut, mirëpo në bashkëpunim të ngushtë dhe në përgjigje të plotë institucioneve të cilat bartin punën kryesore të hetimit të zyrtarëve policorë për çfarë do pretendimi”, tha ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?