​Konjufca: S’do ta votojmë Veselin, nëse s’na jep mandatin, Thaçin e çojmë në Kushtetuese

​Konjufca: S’do ta votojmë Veselin, nëse s’na jep mandatin, Thaçin e çojmë në Kushtetuese

Presidenti i Kosovës tashmë ka caktuar datën e mbajtjes së seancës konstituive me 3 gusht. Por Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk iu përgjigj ftesës së takimit, thotë se detyrë e presidentit është vetëm ta caktojë datën, e jo të bëj lojëra politike, ashtu siç po vazhdon të bëjë. Glauk Konjufca nga Vetëvendosje thotë se Thaçi, […]

Presidenti i Kosovës tashmë ka caktuar datën e mbajtjes së seancës konstituive me 3 gusht. Por Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk iu përgjigj ftesës së takimit, thotë se detyrë e presidentit është vetëm ta caktojë datën, e jo të bëj lojëra politike, ashtu siç po vazhdon të bëjë.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje thotë se Thaçi, po sillet si president vetëm i PAN-it, të cilit i dhuroi dhe dhjetë ditë peshqesh që të mund t’i bëjnë numrat, të cilët sipas tij siç po duken nuk i kanë.

Sa i përket  seancës së 3 gushtit dhe votimit të kryeparlamentarit, Konjufca thotë se VV-ja nuk do ta votojë  Veselin si kryetar i Kuvendit, pasi që siq thotë ai “ai është në krye të krimit të organizuar, sa i përket politikës e po ashtu dhe kapjes së shtetit”.

“Ne nuk e votojmë Kadri Veselin për kryeparlamentar të Kosovës.  Kadri Veseli është figura kyçe e të ashtuquajturit, proces i kapjes së shtetit, të cilin aq shumë e ka shpjeguar dhe Ramush Haradinaj. Tash ai është bërë bashkë me Kadri Veselin në kapje të shtetit. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon qëndrimin e saj të palëkundur konsistent që Kadri Veseli përbën shkelësin kryesor të interesit të qytetarëve dhe ai që në mënyrë konsistente e ka dhunu interesin e qytetarëve të Kosovës, ka tjetërsuar drejtësinë, e ka kapur gjyqësorin, e ka ngulfatë Kosovën ekonomikisht. Institucionet e pavarura i ka kthyer në institucione partiake  dhe mbrojtjes së interesave klanore dhe është një njeri, i cili është në krye të krimit të organizuar sa i përket politikës. Kështu që në asnjë mënyrë Kadri Veseli që të votohet. Lëvizja Vetëvendosje në këtë mënyrë po vazhdon t’i mbajë vlerat e veta. Kurse Ramush Haradinaj vetëm se Kadri Veseli po e bën kryeministër, ai i shiti të gjitha vlerat, të cilat i mbronte deri në momentin kur u propozua kryeministër nga koalicioni PAN”, tha ai.

Ndërsa sipas Konjufcës metoda përmes së cilës po mundohen ta konstituojnë Kuvendin dhe të krijojnë mazhorancën parlamentare, e dëmton shtetësinë dhe e dëmton demokracinë, pasi që vota e qytetarit nuk shitet dhe as nuk blihet. Sipas tij  koalicioni më i shëndetshëm për Kosovën, do të ishte një shumicë parlamentare e cila nuk varet nga Beogradi dhe nga kushtëzimet e Llistës Serbe.

Konjufca thotë se në rast se dështon koalicioni PAN në krijimin e Qeverisë dhe presidenti nuk i jep mundësi mandatarit të dytë, atëherë do ta çojnë në Kushtetuese.

E partitë tjera si LDK dhe AKR nuk kanë një qëndrim të prerë nëse do ta votojnë Veselin për kryeparlamentar apo jo.  Korab Sejdiu nga AKR-ja  thotë se po presin kandidaturën zyrtare dhe pastaj të vendosin për këtë.

I kontaktuar nga KosovaPress nënkryetari i LDK-së  Agim Veliu ka thënë se nuk mund të flas për çështje të tilla, pasi që i mbetet Kryesisë së partisë të marrë qëndrim rreth kësaj çështje, nëse do ta votojnë apo jo Veselin, për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Sot presidenti Hashim Thaçi ka caktuar për 3 gusht mbajtjen e seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës. Thaçi kishte ftuar për të caktuar datën e seancës të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare, por takimin e bojkotuan Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa si dhe Lista Serbe.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?