Komuna e Prishtinës shpërblen dy matematicientë të rinj

Komuna e Prishtinës shpërblen dy matematicientë të rinj

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, sot organizoi pritjen për nxënësit pjesëmarrës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, që këtë vit u organizua në Brazil. Pritja u realizua nga drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, drejtuesit e shkollës, mësimdhënësit  dhe shokët e shkollës. Në këtë garë të nivelit ndërkombëtar  ku morën pjesë pothuajse të gjitha […]

Pritja u realizua nga drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, drejtuesit e shkollës, mësimdhënësit  dhe shokët e shkollës.

Në këtë garë të nivelit ndërkombëtar  ku morën pjesë pothuajse të gjitha vendet e botës, në mesin e tyre ishin dy nxënës nga Komuna e Prishtinës, Shend Zhjeqi dhe Alban Elezi, të cilët e  përfaqësuan Republikën e Kosovën në mënyrë dinjitoze.

Shend Zhjeqi, nxënës i gjimnazit Matematikë në Prishtinë, pas shkathtësive dhe kompetencave të jashtëzakonshme të treguara në Olimpiadën Matematike të Kosovës në nivel komune dhe në nivel Republike, arriti të triumfojë edhe në nivelin ndërkombëtar, duke fituar Medaljen e Bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare Matematike (ONM).

Drejtoria e Arsimit për ngritjen dhe përmirësimin e cilësisë në arsim, në mënyrë të vazhdueshme organizon gara të ndryshme në nivel komune. Po ashtu, në funksion të zhvillimit të përmirësimit të cilësisë në arsim, Drejtoria e Arsimit në  bashkëpunim  edhe me Shoqatën e Matematicientëve, për  çdo vit organizojnë garën “Olimpiada Matematike”, në nivel komune dhe Republike garë e cila po nxjerr në pah talentet e matematikës.

Siç njofton Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Arsimit nga fillimi i funksionimit të gjimnazit Matematikë në vitin 2014, ka hasur në vështirësi dhe sfida të mëdha, sepse Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ende nuk ka ndarë buxhet për funksionimin e këtij gjimnazi.

Përkundër peripecive të shumta Drejtoria e Arsimit ka arritur t’i tejkalon çdo sfidë të paraqitur në Gjimnazin e Matematikës, duke e mbuluar dhe siguruar me  staf të brendshëm dhe kushte të domosdoshme për  funksionim e këtij institucioni, duke  siguruar një proces të mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore  sipas standardeve bashkëkohore.

Për rezultatet e arritura në garën Olimpiade  Ndërkombëtare  të Matematikës, një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësit për kontributin e tyre të çmuar dhe Shoqatën e Matematike të Kosovës.

Për arritjet e tyre, Shend Zhjeqi u shpërbly me çmimin prej 500 eurosh, ndërkaq Alban Elezi me 200 euro.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?