Kompania e ish-sekretares Albright shtrin interesat e saj deri në Çeki

Republika Çeke mund të bëhet një furnizues i domosdoshëm i litiumit në tregun botëror përmes një kompanie australiane dhe një firme në pronësi të ish-sekretares së shtetit amerikan, Madeleine Albright, që konkurrojnë për të drejtën e nxjerrjes të metalit të rrallë, i cili është më i çmuar se ari. Depozitat e litiumit u gjetën në […]
Depozitat e litiumit u gjetën në veri të Republikës Çeke pranë kufirit me Gjermaninë.
Ndërmarrja e përbashkët Çeko-Australiane “Geomet” ka eksploruar për gjetjen e këtij minerali të rrallë në fshatin Cinovec e cila shquhet për një traditë të minierave që nga shekulli i 14-të, dhe gjeti se ka rreth 6.5 milion ton litium të fshehur nën sipërfaqe, raportoi “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Kjo shumë është e mjaftueshme për të përmbushur kërkesën e lithiumit në Evropë për dekadën e ardhshme.
Lithium është një element thelbësor i baterive elektrike.
Me prodhimin e makinave elektrike, kërkesa globale për litiumin mund të kalojë atë të naftës, gazit natyror dhe arit. Litiumi ndryshe njihet edhe si “vaj i bardhë”.
Gjithashtu në linjë për ndërhyrjen në rezervat e litiumit të vendit është kompania konsulente ndërkombëtare “Albright Stonebridge Group”, e udhëhequr nga ish-sekretarja e shtetit të ShBA’s, Madeleine Albright./Periskopi/












