Kolapsi energjetik rrezikon edhe punëtorët e KEK-ut

Kolapsi energjetik rrezikon edhe punëtorët e KEK-ut

Pasiguria me furnizim me energji elektrike vlerësohet të jetë një nga problemet që po përcjell Kosovën që nga paslufta. Ndonëse, gjatë viteve të fundit kishte pasur përmirësim të furnizimit me energji elektrike, megjithatë asnjëherë përgjatë 17 viteve të pasluftës, Kosova nuk ka arritur të shkarkohet nga ky problem. Gjatë kësaj jave është paralajmëruar nga Korporata […]

Pasiguria me furnizim me energji elektrike vlerësohet të jetë një nga problemet që po përcjell Kosovën që nga paslufta.

Ndonëse, gjatë viteve të fundit kishte pasur përmirësim të furnizimit me energji elektrike, megjithatë asnjëherë përgjatë 17 viteve të pasluftës, Kosova nuk ka arritur të shkarkohet nga ky problem.

Gjatë kësaj jave është paralajmëruar nga Korporata Energjetike e Kosovës se brenda dy javësh, Kosova mund të përballet me një krizë energjetike, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike.

Mungesën e energjisë elektrike e ka paralajmëruar edhe zëvendësministri në largim i Financave, Agim Krasniqi. Ai në një postim në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij për këtë çështje.

“Shpejt mjerisht Kosova jonë do të mund të mbetet në terr, prapë do te ankohemi pse do të rriten çmimet e rrymës, pse prapë do të varemi nga importet nga Serbia”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Energjetikës, Izet Mustafa, thotë se problemet që Kosova rrezikon t’i ketë me energji elektrike, do të duhet të adresohen urgjentisht nga autoritetet kompetente, në të kundërtën shton ai, problemet do të jenë të mëdha.

Pakënaqësitë nga furnizimi jostabil me energji elektrike, Mustafa t thotë se do të rriten. Sipas tij, edhe çmimi i energjisë do të jetë më i lartë.

“Presim që institucionet e Kosovës të angazhohen seriozisht dhe të kontribuojnë në përmirësim të kësaj situate, përndryshe do të krijohen probleme edhe me rreth 5 mijë punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilët rrezikojnë të mbesin pa punë. Po ashtu, do të reagojë edhe popullata se nëse ndodh kjo. Kostoja e energjisë që do të paguajnë konsumatorët do të jetë më e lartë, pasi që energjia do të duhet të importohet”, thotë Mustafa.

Derisa, qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë i quajnë të papranueshme problemet që mund t’i ketë Kosova me energji elektrike.

Anita, një qytetare nga Prishtina thotë se rikthimi i reduktimeve të energjisë elektrike është i paarsyeshëm.

“Do të jetë një problem shumë i madh nëse do të ballafaqohemi me furnizim jostabil me energji elektrike. Është e pakuptimtë qe sa vite pas lufte, nuk është arritur të ndërtohen kapacitete të reja të energjisë elektrike”, thotë ajo.

Ngjashëm, shprehet edhe Donjeta.

“Nëse në të ardhmen do të ballafaqohemi sërish me problemet e rrymës, atëherë e shoh si dështim të institucioneve shtetërore. Normal që do të jetë problem për çdo qytetarë të Kosovës mungesa e furnizimit me energji elektrike”, shprehet Donjeta.

Ndërkaq, Arben Gjuka, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pas dy javësh do të bëjë një plan emergjent për tu përballur me këtë situatë, që ai e vlerëson si alarmante.

“Fatkeqësisht, ne në dy javët e ardhshme, do të dalim me një plan emergjent, që nënkupton se duhet t’i ndalim disa njësi gjeneruese ose ta kemi një gjenerim të kufizuar, për shkak të mundësive apo rezervave të kufizuara që i kemi për marrjen e qymyrit në atë pjesë”, ka thënë Gjuka.

Vjetërsia e termocentraleve vazhdimisht është përmendur si arsye kryesore e mungesës së energjisë elektrike , që prodhohet nga KEK-u.

Pa ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç është realizimi i projektit të shumëpërfolur Termocentrali “Kosova e Re” dhe energjisë alternative, Kosova është thënë se nuk do të mund ta eliminojë problemin me energji elektrike.

Por që projekti i termocentralit të ri i nisur qysh në vitin 2005 ende nuk është finalizuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?