Kjo është vajza që vdiq pas operacionit në spitalin e Elbasanit (Foto)

Vajza që shikoni në fotografi, është 18-vjeçarja Ketjona Ibrahimi nga Gramshi, e cila u nda nga jeta para kohe, pas një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Elbasanit. E reja, shkoi në spital me dhimbje të forta barku, gjakderdhje dhe të vjella, ku për shkak se gjendja e saj po rëndohej, mjekët e futën në sallën […]

Vajza që shikoni në fotografi, është 18-vjeçarja Ketjona Ibrahimi nga Gramshi, e cila u nda nga jeta para kohe, pas një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Elbasanit.

E reja, shkoi në spital me dhimbje të forta barku, gjakderdhje dhe të vjella, ku për shkak se gjendja e saj po rëndohej, mjekët e futën në sallën e operacionit.

Familjarët akuzojnë mjeken kirurge J.K., 43 vjeçe, për mjekim të pakujdesshëm, për shkak se e reja ndërroi jetë pak pas operimit.

Fillimisht mjekët i dhanë qetësues dhe i bënë analizat Ketojnës, më tej duke parë se gjendja po rëndohej, e futën në sallë.

Ajo është operuar gjatë mesditës së të shtunës, ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë mbrëmjen e po asaj dite. Por familjarët thonë se lajmi për vdekjen e vajzës u është komunikuar vetëm mëngjesin e së dielës, duke bërë që të hedhin akuza të forta ndaj mjekes që e operoi. Por për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e vdekjes, policia thotë se pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore për të dhënë më shumë detaje. Paraprakisht dyshohet për probleme gjinekologjike, komplikime në pankreas, por edhe leuçemi akute, por deri më tani nuk ka asnjë version zyrtar mbi shkakun që i mori jetën Ketjonës në moshë fare të re. /noa.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?