Kina ia tregon ‘dhëmbët’ ShBA’s në lidhje me fuqinë ushtarake (Foto/Video)

Shteti i Kinës ka filluar të demonstrojë fuqinë e saj ushtarake, vetëm disa orë pasi Presidenti i ShBA’s Donald Trump paralajmëroi për përfshirjen e shtetit të tij në Korenë e Veriut. Dhjetëra mijëra trupa marshuan përmes tankeve duke i shfaqur edhe armët bërthamore si dhe helikopterë të shumtë ushtarakë. Shfaqja e fuqisë ushtarake të Pekinit […]
Dhjetëra mijëra trupa marshuan përmes tankeve duke i shfaqur edhe armët bërthamore si dhe helikopterë të shumtë ushtarakë.
Shfaqja e fuqisë ushtarake të Pekinit në Mongolinë e brendshme, e cila kishte festuar 90 vjetorin e themelimit të ushtrisë, dëshmoi kapacitetet ushtarake masive, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.
Presidenti dhe Gjenerali i përgjithshëm kinez Xi Jinping ju tha trupave të tij se duhet të jenë të gatshëm për të mposhtur të gjithë “armiqtë pushtues”.
Në disa nga fotot e paraqitura më poshtë shihet raketa e re balistike bërthamore Donfeng-31AG dhe “Dongfeng-21D”.
Shteti kinez ka investuar miliarda duke e bërë ushtrinë kineze si një përpjekje për ta arritur ShBA’n si forca më e fuqishme në botë./Periskopi/







https://www.youtube.com/watch?v=c3eJ-yKh4I0



























