Kimete Berisha vazhdon rrëfimin, ja çka i ndodhi në det pasi pa burrat e martuar duke bërë dashuri

Kimete Berisha vazhdon rrëfimin, ja çka i ndodhi në det pasi pa burrat e martuar duke bërë dashuri

Publicistja e gazetarja Kimete Berisha ka vazhduar rrëfimin e saj nga pushimet që po i kalon në një prej bregdeteve. Orë më parë, Berisha tregoi se si ishte dëshmitare e burrave të martuar që bënin dashuri ndërmjet vete.  Ajo tha se edhe shtretërit i merrnin martesor. Ndërsa, rrëfimi tjetër i saj ka të bëj me […]

Publicistja e gazetarja Kimete Berisha ka vazhduar rrëfimin e saj nga pushimet që po i kalon në një prej bregdeteve.

Orë më parë, Berisha tregoi se si ishte dëshmitare e burrave të martuar që bënin dashuri ndërmjet vete.  Ajo tha se edhe shtretërit i merrnin martesor.

Ndërsa, rrëfimi tjetër i saj ka të bëj me diçka tjetër. Ajo tregon për një vardisje të një djali më të ri ndaj saj.

Dy djem, që Berisha nuk i çmon për mënyrën si dukeshin, thotë se i ranë në sy menjëherë, edhe pse fillimisht mendoi se janë homoseksualë.

Por, njëri nga ta e merr guximin që të kërkojë njoftim me Berishën.

Ja rrëfimi i saj i plotë:

Masandej, dola në plazh.

Pa kaluar pesë minuta, dy djem të ri, të pashëm, njëri me zingjir të trashë prej ari e me pllakë Versace (gërrbaftë shkojke qaq i rëndë zingjiri, e as me notu s’mujke se e ngalatke ?), e tjetri veshur me shorce të ngushta ngjyrë dukati, si ai n’atë vend.

Menjëherë (sherri shkrimit të fundit), dhe si mëkatare që jam, më shkoj mendja ‘ku-ku ? mos janë të dashur’.

Thuajse m’i lexuan mendimet, nuk kaluan as pesë minuta të tjerë dhe njëri prej tyre, me sy të kaltër, m’u afrua, u ulë në dy gjunjët dhe më tha: ‘Më ke ra në sy. A bën m’u njoftu’.

Unë u turpërova (dy këmbët më sharruan në zall, se kur po i bëjshe do vjet po të vike marre kur të ngucin djemtë) dhe qesha me zë, ndërsa e qeshura ime arrogante e trembi dhe ai u largua duke më kërkuar falje.

Mendimi i parë, thashë, ky sigurisht e ka lexuar shkrimin tim (më njeh) dhe ose po më falenderohet pse i kam inkurajuar të dalin publikisht, ose po ‘tallet’ me mua për inat të shkrimit, ose po më ‘shfrytëzon’ ta bëjë xheloz ‘të dashurin e tij’, ose unë duhet të jem femër aq ‘kreshnike’ sa edhe homoseksualët i kthejë ‘në rrugë të drejtë’!

Ose-ose, qysh kanë thënë të moçmit-patjetër të ndodh në jetë ajo që më së shumti e ke mërzi.

Ai u largua, bashkë me shokun e tij, dhe derisa na ndau një pishë nuk m’i ndau sytë.

Ndoshta unë hyra n’gjynah se intuita ime ishte e rreme ose nuk ishte e rreme…nuk di. Unë nuk dita ta lexoj sjelljen e tij.

Danilo Kish kësaj pune do t’i thoshte ‘pjesëmarrje e Zotit në krijimtari’.

Ndërsa, pleqtë tanë të famshëm do të thoshin ‘Subhan Allah’ që do të thotë ‘Zoti është i përkryer’, por që ka krijuar njerëz kaq të papërkryer si ne.

Në këso rastesh, kur ‘nuk dimë’ me kë kemi punë dhe kush po e lyp dashurinë tonë, e lusim

Zotin e Madh që vran’ e kfjell, të na çojë në rrugë të drejtë dhe të na përpjekë me ‘fatin tonë’.

Zoti i përkryer ka krijuar vetëm qenie të papërkryera.

Si poeti i përkryer kur e shkruan një poezi të keqe. A e shkruan për inat, për ta dënuar poezinë apo për ta dënuar lexuesin.

P.S. Tung njëherë, se s’po du me tepru’ ?

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?