Këto gjëra ndodhin vetëm në Gjermani

Këto gjëra ndodhin vetëm në Gjermani

Gjermania njihet në botë se shkëlqen në shumë gjëra. Vetë gjermanët njihen si njerëz të shoqërueshëm dhe mikpritës – edhe nëse të gjithë mendojnë se ata nuk kanë sens humori. Ky vend ka gjithashtu edhe një histori të lavdishme, që për mirë dhe për keq, i dha formë botës të cilën e njohim sot. Por, […]

Gjermania njihet në botë se shkëlqen në shumë gjëra. Vetë gjermanët njihen si njerëz të shoqërueshëm dhe mikpritës – edhe nëse të gjithë mendojnë se ata nuk kanë sens humori.

Ky vend ka gjithashtu edhe një histori të lavdishme, që për mirë dhe për keq, i dha formë botës të cilën e njohim sot.

Por, ka disa gjëra më shumë që e definojnë këtë vend të madh në mes të Evropës – sesa stereotipat dhe shakatë, transmeton Gazeta Express.

Këto janë gjërat që e bëjnë Gjermaninë të veçantë:

1. Birra

Gjermanët pinë, marrin frymë dhe flenë me birrë. Në rregull, mendojmë, ata kryesisht pinë vetëm birrë. Në këtë vend ka rreth 5,000 kompani birrash që iu ndihmojnë gjermanëve që të pinë më shumë birrë për person sesa në çdo vend tjetër të Evropës – përveç Çekisë, dhe po, SHBA-së në Amerikë.

2. Gjermanët dinë si të shkojnë nga A tek B

Me kaq shumë prodhues veturash, do të faleshit nëse nuk do ta dinit që Gjermania prodhon BMW-të, Audi-të dhe Mercedes-at. Madje, edhe llojet e tjera të veturave në botë janë pjesë e Volkswagen, që është kompani gjermane.

Pavarësisht gjithë trafikut, gjermanët gjithmonë janë në kohë për çdo gjë – ose të paktën pesë minuta më herët.

3. Jeta ujore

Gjermanët nuk janë të dhënë vetëm pas birrës, ata janë të dhënë edhe pas ujit. Jo për ta pirë, por për të dalë, për të notuar, rrëshqitur mbi dallgë – në çdo mot.

Vendi ka më shumë se 12,000 liqene ikonike, shumica prej të cilëve janë të qasshëm për çdo aktivitet përgjatë vitit. Një listë evropiane e publikuar më 2013 tregoi se Gjermania ka numrin më të lartë të “liqeneve të shkëlqyeshme” dhe lumenjve për të notuar, transmeton Gazeta Express.

4. Heqja e rrobave në publik

Kur është fjala për t’u zhveshur në natyrë, asnjë vend tjetër nuk i afrohet Gjermanisë. Në foton më lartë, e shihni se ekziston një plazh ku është obligim të hyhet lakuriq.

5. Pjekja e bukës

Francezët mund të lëvdohen për bukën e tyre, por njëjtë si francezët edhe gjermanët kanë bukën e mirë. Buka këtu është pjesë e çdo ushqimi ditor. Është pjesë e kulturës.

Çdo rajon ka llojin e vet të bukës – që ka më shumë se 1,500 – që radhiten prej bukës së zezë në veri e deri tek buka e bardhë në jug. Gjermanët hanë mesatarisht 87kg bukë në vit dhe ka një furrë buke për çdo 2,100 njerëz atje.

6. Kështjellat

Edhe pse ndërtesat moderne kanë pushtuar çdo vend të botës, Gjermania është e mbushur me shumë kështjella të bukura si në përralla.

Ka fortesa mesjetare, ndërtesa të tjera të vjetra dhe kështjella si “Neuschwanstein” në Bavari (një inspirim për kështjellën e Walt Disney).

Janë më shumë se 25,000 kështjella në Gjermani sot, dhe shumica janë muze, restorante dhe madje edhe hotele.

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik