Këto deklarata të Enver Hoxhajt dëshmojnë se PDK është në krizë të madhe

Deputeti i PAN, Enver Hoxhaj ka thënë se ky koalicion i ka numrat për formimin e Qeverisë dhe kjo sipas tij ‘do të shihet në seancën e 3 gushtit”. Sipas tij, kandidati i preferuar i PDK’së për kryetar Kuvendi është Kadri Veseli. “Ne si koalicion që përbëhet prej tri subjekteve të mëdha politike kemi mandatuar […]
Deputeti i PAN, Enver Hoxhaj ka thënë se ky koalicion i ka numrat për formimin e Qeverisë dhe kjo sipas tij ‘do të shihet në seancën e 3 gushtit”.
Sipas tij, kandidati i preferuar i PDK’së për kryetar Kuvendi është Kadri Veseli.
“Ne si koalicion që përbëhet prej tri subjekteve të mëdha politike kemi mandatuar zotin Veseli që është lider i koalicionit dhe zotin Haradinaj si mandatar për formimin e Qeverisë.
“Në seancën e parë do të kemi numrat e mjaftueshëm për ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, nga ana jonë më i preferuari është Kadri Veseli. Fjalët që ne i themi do të shndërrohen në vepra konkrete”, ka thënë Hoxhaj, shkruan Periskopi.
“Në jetën politike ka fakte dhe ka interpretime mbi fakte. Faktet janë që koalicioni PAN ka shumicën për ta nominuar kryetarin e Kuvendit. Jemi shumica parlamentare, do ta kemi të drejtën ta propozojmë kandidatin për kryetar Kuvendi dhe mandatarin”, tha ai.
Duke folur për Listën Serbe, Hoxhaj nuk konkretizoi asgjë duke thënë se mbetet të shihet më 3 gusht, por sipas tij, Lista Serbe ashtu si komunitetet tjera.
“Besoj se këta do të jenë pjesë e koalicionit së bashku me PAN’in bashkë me komunitetet tjera. Përtej asaj se sa deputetë kanë subjektet politike që të përfaqësojnë pjesën shqiptare të Kosovës, në sistemin tonë cdoherë do të ketë hapësirë edhe për komunitetet”, ka thënë Hoxhaj.












